E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ish-presidenti finlandez ka thënë se vendimi i GJND-së do të shtyjë proceset edhe në veri, prandaj për implementimin e pakos edhe në pjesën veriore të Kosovës nevojitet kohë.
Ahtisari: Serbia tė mėsohet me Kosovėn e pavarur













Serbia duhet të mësohet me faktin se Kosova është tashmë një shtet i pavarur, deklaroi në një intervistë për RTK-në ish-emisari i Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari.
Ai i bën thirrje Beogradit ta lërë pas të shkuarën dhe ndërtojë marrëdhënie të mira me Prishtinën. Ahtisari i vlerëson pozitivisht arritjet e Republikës së Kosovës në këto dy vite e gjysmë pavarësi.

Ish-emisari i KB-së ka thënë se pakoja e hartuar prej tij për statusin e Kosovës është për tërë territorin e Kosovës dhe jo për ndarjen e vendit.

Ish-presidenti finlandez ka thënë se vendimi i GJND-së do të shtyjë proceset edhe në veri, prandaj për implementimin e pakos edhe në pjesën veriore të Kosovës nevojitet kohë.

Ahtisari ka deklaruar se Kosova do t’i bashkohet BE-së, pasi nuk ka rrugë tjetër, ndërsa thekson se prioritet për Kosovën duhet të jetë zhvillimi ekonomik dhe implementimi i pakos së tij.

Publikuar: 07.06.2010 | 02:04
Lexuar: 403 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime