Indeksi i reformave investuese (IRI) 2010 është rezultat i angazhimeve të përbashkëta njëvjeçare të OECD-së dhe ekipi i Kartës për investime (Investment Compact), qeveritë e të gjitha ekonomive nga Evropa Juglindore, përfaqësues të sektorit për biznes dhe ekspertëve të pavarur nga rajoni.
Ministria e Ekonomisë dhe Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) sot do ta promovojnë Raportin për Indeksin e reformave investuese (IRI) 2010.
Ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi dhe shefi i OECD Kartës për investime për Evropën Juglindore, Alister Nolan, do t'i japin rezyme performancave të Republikës së Maqedonisë në reformat lidhur me investimet, si dhe për mënyrat për përmërisëimin e mëtutjeshëm të klimës investuese.
Indeksi i reformave investuese (IRI) 2010 është rezultat i angazhimeve të përbashkëta njëvjeçare të OECD-së dhe ekipi i Kartës për investime (Investment Compact), qeveritë e të gjitha ekonomive nga Evropa Juglindore, përfaqësues të sektorit për biznes dhe ekspertëve të pavarur nga rajoni. Ai mbulon tetë dimensione të politikës publike të cilat e cilësojnë klimën e investimeve në dhjetë ekonomitë e EJL-së dhe e reflektojnë ekspertizën e OECD-së në më shumë diciplina.
Qëllimi i IRI 2010 është vlerësim i pavarur dhe i saktë të politikave dhe reformave lidhur me investimet e vendeve në rajon të Evropës Juglindore përkundër praktikave më të mira ndërkombëtare dhe dhënien e rekomandimeve për zhvillim, reformave dhe zmadhimin e kualitetit të politikave, me qëllim të tërhqejes së investimeve të huaja më kualitative.
Në kuadër të këtij projekti, do të mbahen edhe dy sesione të grupeve punuese për Kapital njerëzor dhe Qasje deri tek mjetet financiare, në të cilat marrin pjesë përfaqësues relevant nga qeveritë e vendeve të EJL-së dhe ekspertëve ndërkombëtarë.