E mërkurë, 17.09.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të pajisur me kamera të fuqishme, këta robotë transmetojnë pamje që japin informacione për klimën dhe topografinë e planeteve të tjera. Në kamerën e fotografit Michael Benson, këto imazhe shndërrrohen në art. Një ekspozitë e re në Muzeun e Hapësirës në Uashington paraqet rreth 150 fotografi të transformuara të Majkëll Bensonit. Ekspozita titullohet “Vizione të sistemit tonë diellor”.
Ekspozitė me fotografi artistike tė hapėsirės










Për disa dekada, Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, e ka eksploruar hapësirën, jo vetëm me anije të drejtuara nga njerëzit, si ajo Atlantis, por edhe me sonda robotike si Odiseja e Marsit, apo Kassini, që aktualisht po eksploron planetin Saturn.

Të pajisur me kamera të fuqishme, këta robotë transmetojnë pamje që japin informacione për klimën dhe topografinë e planeteve të tjera. Në kamerën e fotografit Michael Benson, këto imazhe shndërrrohen në art. Një ekspozitë e re në Muzeun e Hapësirës në Uashington paraqet rreth 150 fotografi të transformuara të Majkëll Bensonit. Ekspozita titullohet “Vizione të sistemit tonë diellor”.

Disa nga imazhet njihen menjëherë. Të tjera ngjajnë më tepër si organizma të zmadhuara me mikroskop, se sa si mjedise planetare.

Majkëll Benson thotë se imazhet janë produkt i marrjes së fotove nga sondat robotike të hapësirës për 5 dekada rresht:

"Thuajse të gjitha këto pamje janë marrë nga anije të hapësirës me teleskop, duke fluturuar pranë planetit, duke orbituar, ose duke u ulur në sipërfaqen e planetit. Imazhet e kanë origjinën nga misionet rreth Hënës në vitete ’60, këto këtu janë pamjet më të hershme të Saturnit dhe Marsit nga sondat që edhe sot vazhdojnë fotografimin."

Benson i publikoi shumë nga këto imazhe në një libër, disa vjet para hapjes së ekspozitës…

"Kërkova mes qindra mijëra pamjesh të marra nga anijet e hapësirës Voyager dhe Viking, në kërkim të pamjeve të jashtëzakonshme. Mua më pëlqejnë abstraksionet, prandaj dhe kam krijuar pamje abstrakte."

Një tjetër imazh fokusohet vetëm tek sateliti i Jupiterit, Europa. Fotografi Benson thotë:

"Europa është një nga satelitët më enigmatike në sistemin tonë diellor. Ai është një oqean i mbuluar me akull. Nën të ka ujë dhe kjo e bën atë një nga kandidatët kryesorë për të patur jetë jashtëtokësore."

Io është një tjetër hënë e Jupiterit, që e merr ngjyrën nga squfuri që ndodhet në atmosferë.

Imazh i Saturnit, marrë nga anija e hapësirës Kassini u prodhua fillimisht për Internet nga Gordan Ugarkovic, nga Kroacia.

"Këtu sheh unazat, por ato duken këtu të errëta, më tepër se në disa pamje të tjera. Kjo për arsye se Dielli ndodhet nën to. Në se sheh në anën e ndriçuar të unazave, duket si një imazh negativ"

Jo të gjitha imazhat janë jashtë-tokësore. për njërën nga fotot e tij të preferuara, Majkëll Benson thotë:

"Mund të shohësh rërën që bie mbi Detin Mesdhe nga shkretëtira e madhe në Afrikën e Veriut, Sahara. Mund të shohësh tymin nga pyjet që digjen në jugun e detit Adriatik dhe që fryn në detin Mesdhe."

Pikërisht këtu filloi ideja e eksplorimit, thotë Benson.Megjithëse Benson nuk ka udhëtuar në hapësirë, puna me ekspozitën ishte mjaft interesante për të.

Ekspozita “Vizione të sistemit tonë diellor” do të qëndorjë e hapur për një vit. (voa)

Publikuar: 07.06.2010 | 15:55
Lexuar: 1247 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime