E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ne duhet të shkojmë drejt teksteve të përbashkëta, me përmbajtje të unifikuar, sepse të vërtetat janë unike, ndërsa përgjegjësia e shkencës është për të hequr pluhurin e së kaluarës prej tyre. Sistemet e arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jenë të njëjta, për të arritur aspiratat e përbashkëta në arsim."
Mėsim i unifikuar pėr tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan









Në fund të majit në Tiranë u mbajt takimi i kryeministrit shqiptar Sali Berisha me delegacionin e Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast kryeminstri Berisha ka theksuar :

"Ne duhet të shkojmë drejt teksteve të përbashkëta, me përmbajtje të unifikuar, sepse të vërtetat janë unike, ndërsa përgjegjësia e shkencës është për të hequr pluhurin e së kaluarës prej tyre. Sistemet e arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jenë të njëjta, për të arritur aspiratat e përbashkëta në arsim."

Kryeministri shqiptarë Sali Berisha për herë të parë këtë nismë e nxorri në pah më 8 mars të këtij viti në Tiranë, gjatë takimit me delegacionin kosovar për arsim të kryesuar nga ministri Enver Hoxhaj.
"Ne kemi nevojë të kalojmë në programe dhe tekste të përbashkëta në shumë lëndë dhe në të gjitha nivelet e arsimit, duke filluar nga shkollimi fillor deri në nivelin universitar, me përmbajtje të përkthyera fundamentale. Kjo është një përparësi në bashkëpunimin mes ministrive të të dy vendeve".

Pak kohë pas takimit në Tiranë, ministri kosavar për Arsimin Enver Hoxhaj i përgjigjet nismës së kryeminstrit shqiptar Sali Berisha për mësimin e unifikuar shqip.

"Nuk do të ketë unifikim të teksteve shkollore me Shqipërinë. Kosova është një shtet i pavarur me sistemin e vet arsimor, ajo do të zhvillojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit edhe me shtete tjera", publikon shtypi shqiptar deklaratën e ministrit kosovar Hoxhaj.

Iniciativat e Berishës kanë ngjallë shpresat mes shqiptarëve në Maqedoni dhe nxënësve shqiptarë në këtë vend për të mësuar nga tekstet e unifikuara, me ato të Kosovës dhe Shqipërisë.

Nuhi Dardhishta, kryetar i Bashkimit të Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni tha se ideja e Berishës:
" Eshtë e dobishme dhe e mirëseardhun, e sidomos në mësimin e historisë, ku nuk do të ketë më libra tës shkruara nga autorë të rrejshëm".

Shtypi shqiptar në Maqedoni transmeton deklaratën e gjuhëtarit dhe dekanit të Fakultetit të Albanologjik në Shkup, Asllan Hamidi, i cili propozon :

" Formimin e një grupi ekspertësh që do të përgatisë tekste të përbashkëta për shqiptarët nga të tre vendet".
Agim Poloska, profesor i gjuhës shqipe në të njëjtin universitet, për Dojçe Velen thekson, se angazhimi i Sali Berishës është për tu përshëndetur:

" Pasiqë me realizimin e kësaj ideje shqiptarët të cilët jetojnë në shtete të ndryshme do të mësojnë prej librave të njëjta, me gjuhë amtare të standardizuar dhe në këtë mënyrë do të kontribohej më shumë në afrimin e gjuhës shqipe me gjuhët e tjera në rajon, në frymën e një ideje të lashtë për formimin e "Bashkimit Gjuhësor Ballkanik".


Ideja e Berishës e volitshme

Ndërsa pro-rektori në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Ismail Ahmedi, shprehet:

"Ideja e Sali Berishës është shumë e volitshme, kjo është me interes të veçantë për shqiptarët, sepse ajo shkon së bashku me trendet bashkëkohore të zhvillimit në Evropë dhe më gjerë. Unë mendoj se kjo nismë është edhe në frymën e "Deklaratës së Bolonjës për funksionimin e universiteteve. "

Zëvendësministrja e Arsimit Lindita Qazimi për nismën e mësimit shqip të unifikuar me këtë rast përgjigjet shumë shkurt:
"Unë nuk mund të komentoj diçka që nuk e kam dëgjuar. Ne do të prononcohemi për këtë çështje, vetëm nëse është e nevojshme. Tani për tani unë nuk mund të them asgjë"

Gjuha dhe letërsia shqipe e njëjtë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni
Këshilltari shtetëror në këtë ministri, Numan Sallahu beson se:
"Të mësuarit e gjuhës shqipe dhe zhvillimi i letërsisë së bashku me Kosovën dhe Shqipërinë do të ishte një ide e mirë për t'u realizuar. Sallahu shton se:"Për shkak të diversitetit të kurrikulës në Maqedoni për të vendosur në tekstet e shkollës së bashku me Kosovën dhe Shqipërinë, Ministria e Arsimit e Maqedonisë duhet të nënshkruajë një marrëveshje të përshtatshme me krerët fqinjë shqiptarë".

Kërkuam mendim edhe nga profesori i universitetit për shkenca politike në Shkup, Zhidas Daskallovski. Sipas tij: "Është i papranueshëm etnizimi i proceseve arsimore në Ballkan, - të gjithë shqiptarët të mësojnë sipas programeve vetanake etnike për procesin arsimor, ndërsa të tjerët, etnitetet e tjera sipas programeve te veta. Një gjë e tillë është e papranueshme në Ballkan pa veprim të koordinuar dhe marrëveshje të koordinuar të vendeve të tjera," thekson Daskalovski dhe shton:

"Natyrisht, është një veprim politik, propozimi politik, i cili nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes vendeve në Ballkan. "

Një ide që kontribuon pozitivisht në politikën e Ballkanit

Analisti i pavarur socio-politik, Ibrahim Mehmeti nga Shkupi vlerëson se: " Ideja e Sali Berishës mund të jetë e dobishme në qoftë se nuk i dëmton interesat kombëtare të shteteve të veçanta në Ballkan dhe në qoftë se është një kontribut pozitiv në politikën e Ballkanit për afrimin e popujve dhe për hapjen e kanaleve të reja të komunikimit dhe bashkëpunimit", sqaron ai duke potencuar:
"Për arsye praktike nuk është edhe aq e lehtë për të realizuar këtë synim, sepse çdo shtet ka nevojat e veta dalluese të arsimit." dw



Publikuar: 07.06.2010 | 16:06
Lexuar: 603 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime