E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë gjendet ende kalendari i punimeve të periudhës dyjavore të periudhës 22 mars-8 prill. Prej asaj date, kur kanë kaluar tre muaj, në faqen zyrtare të Parlamentit nuk është vendosur asnjë kalendar i punimeve, ndërkohë që materiali është miratuar prej dy javësh në seancën plenare të Kuvendit.
Kuvendi shqiptar “belbėzon” nė internet







Faqja zyrtare e Parlamentit përmban pak informacion për veprimtaritë e tij

Legjislativi shqiptar vazhdon të mos e furnizojë publikun mbi axhendën e Parlamentit për ditët e javët në vazhdim, por gjithashtu ka mangësi edhe në informacionin e dobishëm në lidhje me funksiononim e tij. Faqja zyrtare e internetit të Kuvendit të Shqipërisë ka informacion të freskuar mbi veprimtarinë ditore të kreut të saj, Jozefina Topalli, por edhe për punën e komisioneve të përhershme, por ende vazhdon problemi me publikimin e rendit të ditës, kalendarit të punimeve, programit të punës, apo të jetëshkrimeve të 140 deputetëve të Kuvendit. Një tjetër informacion i freskuar është edhe rubrika e webit zyrtar www.parlament.al, “Sot në Kuvend”, ku çdo ditë gjen të dhëna mbi veprimtarinë ditore të komisioneve. Por në të mungojnë shumë të dhëna të tjera, të cilat i gjen në shumë faqe të Parlamenteve të tjera.
Kalendari

Në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë gjendet ende kalendari i punimeve të periudhës dyjavore të periudhës 22 mars-8 prill. Prej asaj date, kur kanë kaluar tre muaj, në faqen zyrtare të Parlamentit nuk është vendosur asnjë kalendar i punimeve, ndërkohë që materiali është miratuar prej dy javësh në seancën plenare të Kuvendit. Ndërkohë, ndryshe ndodh në parlamentet e vendeve të tjera të Europës. Në faqen e internetit të Parlamentit të Kosovës janë të detajuara të gjitha datat dhe rendet e ditës së mbledhjeve të komisioneve parlamentare, por edhe të seancave plenare, si dhe aktivitete të tjera. Po ashtu, në faqen e internetit të Dhomës së Deputetëve të Italisë, paraqiten të gjitha detajet e kalendarit të punimeve. Ndërkaq, në pjesën e faqes së internetit të Parlamentit shqiptar, ku flitet për rendin e ditës, klikon dhe shfaqet me germa kapitale fjala “ERROR”.

Programi i punimeve

Në faqen e Parlamentit shqiptar www.parlament.al ekziston programi i punimeve për periudhën nga 1 marsi deri më 26 prill. Por përveç ligjeve që janë miratuar, në këtë program figurojnë edhe disa ligje që nuk janë shqyrtuar në këtë periudhë kohore, pa pasur një shpjegim për këtë gjë. Në programin e punimeve të periudhës 1 mars deri më 26 prill figurojnë projektligji “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative”, projektligji “Për administratën gjyqësore”, si dhe projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8653, datë 31.7.2000 ‘Për ndarjen administrative – territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”. Por këto drafte nuk kanë kaluar si pasojë e mungesës së mazhorancës së cilësuar nga shumica qeverisëse. Në faqet e internetit të Kuvendit të Kosovës dhe Dhomës së Deputetit të Italisë, janë të detajuara të gjitha draftet që do të diskutohen në një periudhë kohe të programit që Parlamenti me të gjitha instancat e tij do të mbajë. Ndërkaq, përveç programit, në faqet e internetit të Parlamenteve të Kosovës dhe Italisë ekzistojnë të plotë draftet e paraqitura jo vetëm nga qeveria por edhe nga grupe deputetësh, apo propozues të ndryshëm.
Deputetët

Prej fillimit të legjislaturës së re që ka nisur në shtator, pra pas zgjedhjeve të 28 qershorit, në faqen e internetit të Kuvendit nuk ekziston asnjë material për CV-të e 140 deputetëve të Shqipërisë, por vetëm lista e furnizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në legjislaturën paraardhëse, edhe pse jo shumë të detajuara, mundej të gjendej informacion për deputetët, ku ndodheshin jetëshkrimet e tyre. Duke ecur në një linjë me analogjinë krahasuese që kemi marrë, pra Parlamentet e Kosovës dhe të Italisë, në faqet zyrtare të internetit gjenden jo vetëm biografitë e deputetëve, por edhe kontaktet e tyre, si dhe personat përgjegjës që asistojnë parlamentarët dhe punët me të cilët merren. P.sh., nëse gazetarët do të duhet të kontaktojnë me deputetët, kanë numrat e kontaktit e zëdhënësve për shtyp. Por nëse kushdo prej qytetarëve do të kontaktojë me deputetin e tij, mund ta bëjnë nëpërmjet lidhjes me personin që merret me marrëdhëniet me publikun, ose mund ta bëjnë direkt nëpërmjet rrjeteve sociale si “Facebook” ose “Twitter”. /gazeta shqip/

Publikuar: 07.06.2010 | 17:21
Lexuar: 703 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime