E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lekë Musa, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, deklaroi për “Kosova Sot” se efekti indirekt i krizës greke apo krizës së euros mund të ndihet nëpërmjet destabilizimit të eurozonës, sepse shumë banka në Evropë janë të ekspozuara ndaj borxhit grek, e të cilat banka mund të jenë financues të bankave në Kosovë apo financues të investitorëve potencialë në Kosovë.
Kriza e euros, Kosova s’ėshtė imune












Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se kriza e euros nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në Kosovë, por kjo mund të ndikojë në uljen e remitancave, rënien e importeve dhe mund të ulë të hyrat tatimore të grumbulluara në pikat doganore të Kosovës.

Lekë Musa, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, deklaroi për “Kosova Sot” se efekti indirekt i krizës greke apo krizës së euros mund të ndihet nëpërmjet destabilizimit të eurozonës, sepse shumë banka në Evropë janë të ekspozuara ndaj borxhit grek, e të cilat banka mund të jenë financues të bankave në Kosovë apo financues të investitorëve potencialë në Kosovë.

Ndikimi tjetër, sipas Musës është se duke qenë në fqinjësi me këtë shtet dhe shtetet tjera me deficit të lartë kombëtar, do t’i ndjejë domosdo efektet e tkurrjes së këtyre ekonomive. “Duke zgjeruar këto ekonomi masat kursyese dhe duke shkurtuar në mënyrë enorme konsumin, këto masa do të kenë ndikim domosdoshmërisht në vende pune dhe në një recesion të mundshëm në këto vende. E kjo mund të ndikojë në rritjen e papunësisë apo të ardhurave të diasporës kosovare që është e punësuar në këto vende. Mirëpo, për momentin, fatmirësisht, vendet siç janë Gjermania dhe Zvicra prej nga na vijnë kryesisht remitancat nuk janë vende të rrezikuara nga borxhi publik.

Sipas disa pritjeve, Kosova nëse menaxhon me mençuri këtë situatë mund të përfitojë, për arsye se bankat dhe institucionet financiare do të hezitojnë në financimin e vendeve me rrezik të madh të borxhit fiskal e që për momentin janë gati të gjitha ekonomitë e avancuara. Duke mos pasur mundësi të hyrjes në borxhe publike, Kosova mund të rrisë atraktivitetin si një vend më i sigurt për kreditorët e mundshëm, sepse siç është tani qeveria jonë nuk ka mundësi të huamarrjes publike, e kjo ndikon në ngritje të vlerësimit kreditor” deklaroi kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Musa nuk pret ngritje të çmimeve, por përkundrazi ulje. Kjo krizë shkakton ulje në konsum në vende që janë të prekura dhe ky zvogëlim i konsumit ndikon edhe në ulje të kërkesës, jo vetëm në këto vende por edhe në vende tjera. “Kjo natyrisht se do të ndikojë në ulje të çmimeve. Mos të harrojmë se ne importojmë gati çdo gjë dhe se ulja e çmimeve atje mendoj se do të ulë edhe çmimet këtu. Mirëpo, mund të jem gabim sepse jo çdo herë biznesmenët tanë reagojnë sipas logjikës së tregut”, u shpreh ai.

Publikuar: 07.06.2010 | 17:30
Lexuar: 573 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime