E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dje ky rikonfirmim i realitetit evropian të shqiptarëve erdhi nga Samiti i Sarajevës, nga deklarata e kryesisë së ministrave të Jashtëm, ku u dha garanci për liberalizimin e vizave pa vonesë dhe u theksua se "anëtarësimi në BE i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet objektivi ynë i përbashkët". Sot në Luksemburg, komisionerja Malmstrom i qëndroi arsyetimit se vendimi për liberalizimin e vizave do të merret brenda vjeshtës.
Majlinda BREGU: Letra e Ramės si ''mė ka ēuar mami tė laj gojėn''











Si sot një vit më parë qytetarët shqiptarë, të gjithë ne, ishim të përfshirë në fushatë elektorale. Si sot një vit më parë rrugët e qyteteve tona në komunikimin publik të kësaj mazhorance u listuan premtimet, ato për të cilat u kërkonim shqiptarëve votën e 28 qershorit. Edhe juve duhet t'iu kujtohet mirë se premtimi për lëvizje të lirë pa viza, ka qenë një nga premtimet kryesore të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe unë jam krenare, që kjo mazhorancë ka punuar për t'i qëndruar përmbushjes së kësaj aspirate të qartë të shqiptarëve. Sot ne themi pa frikë, me kënaqësi për atë që premtuam dhe atë që do të arrijmë, se 20-vjetori i rënies së Murit të Berlinit, këtë vit ka për ne simbolikën më të mirë për t'u festuar. Ne jemi këtë vit denjësisht shqiptarë, seriozë si mazhorancë, me këmbë në tokë për të plotësuar detyrimet si qeveri, por dhe entuziastë që shqiptarët ia besuan ndryshimin Shqipërisë nga sistem i frikës dhe i diktatorëve të kloneve me gjemba, në vendin me qytetarë të lirë, po kësaj force politike.

Dje ky rikonfirmim i realitetit evropian të shqiptarëve erdhi nga Samiti i Sarajevës, nga deklarata e kryesisë së ministrave të Jashtëm, ku u dha garanci për liberalizimin e vizave pa vonesë dhe u theksua se "anëtarësimi në BE i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet objektivi ynë i përbashkët". Sot në Luksemburg, komisionerja Malmstrom i qëndroi arsyetimit se vendimi për liberalizimin e vizave do të merret brenda vjeshtës.

Dhe në fakt, ky është ojektivi i Evropës, i qeverisë, i shqiptarëve dhe ky duhet të jetë motivi i vetëm që na bashkon ne të gjithëve këtu. Ju fatkeqësisht i shtrembëroni përditë deklaratat e ndërkombëtarëve. E kanë thënë të gjithë, e përsëriti edhe komisioneri Fule dhe në Sarajevë. Kutia e Ramës s'ka lidhje me vizat. Se fatmirësisht evropianët s'e kanë mendjen tek kutia e Ramës.

Pas zgjedhjeve të verës së vjetshme e deri në vendimin e 16 nëntorit të ministrave të Jashtëm të BE, që i hapi rrugë procedimit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, pikëpyetja ishte e madhe. Por, çertifikimi i realitetit evropian të shqiptarëve, duhej të kishte qetësuar njëherë e mirë ata të dëshpëruarit. Në fund të fundit, i fituar dilte vendi. Dhe pa idealizma, të cilat juve pragmatistëve të majtë iu bezdisin, kushdo i edukuar politikisht e jo i zilepsur dhe në marri do ta kishte përqafuar këtë moment për të treguar se është i përgjegjshëm politikisht e se nuk mund të dalësh kundër interesave të qytetarëve. Nuk do t'i hyj për të mos përsëritur, arsyetimit se pse ju të nderuar kolegë, nuk u kënaqet po aq sa shqiptarët dhe nuk po gjeni rehat për asnjë vendim të mirë ku Shqipëria përfiton, por nuk mund të mos iu them që çfarëdo të thotë drejtuesi i grupit tuaj e me këdo ta lidhë çështjen e liberalizimit të vizave të shqiptarëve këtë vit, e qartë për shqiptarët si dita e mirë sot, është fakti se të paktën në procesin më të madh për shqiptarët, shoku Rama, nuk mund të pretendojë as edhe një kontribut të vogël.

Pas rreth një viti ftesë nga kjo mazhorancë për të kontribuar me misionin që ua njeh Kushtetuta dhe ligji, pas konfirmimit për realizimin dhe progresin shumë të mirë në përmbushjen e detyrimeve të roadmap, nga institucionet e BE, pas të gjitha vizitave të misioneve në terren, pas letrës dërguar nga organizata joqeveritare evropiane Komisionit për të përshpejtuar këtë proces për qytetarët shqiptarë, pas letrës së 13 ministrave të Jashtëm evropianë dhe deklaratës së shumëpritur nga komisionerja Malmstrom, më në fund tek presidenti Barroso mbërrin dhe letra e atdhetarit opozitar Rama, në variantin të cilin ne e përdorim përditësisht "më ka çuar mami të laj gojën".

Dhe atdhetari opozitar Rama pret që qytetarët t'ia dinë fort për nder këtë shërbim të lartë që i ka bërë atdheut, si kofini pas të vjeli?! Klasifikimin si qesharak Rama e ka fituar, përditë artikulon çudira që e klasifikojnë përveçse si një individ të rënduar emocionalisht, edhe të paedukuar me ligj, pakt e rend.

Sot ne kemi një kryetar opozite që thotë "nuk jam politikan", "nuk pranoj ta zbatoj këtë ligj" dhe po i njëjti person që herë tenton të prezantojë veten si politikan populist, herë si qytetar i pakënaqur nga politika, herë jep ultimatume për të zgjidhur krizën, pastaj kërkon leje ndërkombëtarisht që kriza e tij të mos merret parasysh. Paska pasur të drejtë kur thoshte rëndom vjet që s'është politikan, por menduam që të paktën një herë të vetme, do të edukohej të dashuronte atë që bënte!

Na zhgënjeu edhe këtë herë. Thamë se po arsyetonte ftohtë, por arsyeja është racionale dhe jo për iracionalet. Do t'iu lutesha kolegë opozitarë, të mos i bënit fresk sepse do të klasifikoheshit si demagogë të orkestruar nga vetmia e një individi, i cili fitoren e tij e sheh si zi për të tjerët.

Mos e paça gojën helm, por këtë tendencë të tij për të denigruar dhe për të mos i konsideruar ata që e rrethojnë, ashtu siç po e demonstron për qytetarët shqiptarë, do ta bëjë shumë shpejt dhe me ju. Deri tani ka arritur t'u ulë entuziazmin e të besuarit, se politika dhe politikanë të përgjegjshëm e bëjnë ndryshimin pavarësisht në cilin kah ulën në këtë sallë. Deputetw tw PS, sot i duheni, por nesër të jeni të sigurtë që do t'i kthehet variantit të postierit të tij të vjetshëm elektoral. I vetëm, me një trëndafil ndënë brez.

Publikuar: 07.06.2010 | 20:10
Lexuar: 706 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime