E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për pozitën numër një në universitet kanë kandiduar katër kandidatë edhe atë, Prof. dr. Abdulmenaf Bexheti, Prof. dr. Agni Dika, Prof. dr. Murtezan Ismaili dhe Prof. dr. Zamir Dika.
Pas nėntė viteve UEJL me rektor tė ri
Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në një mbledhje të posaçme të martën, pas tetë viteve me votim të fshehtë do të zhjedh rektorin e ri të këtij universiteti. Rektori i ri UEJL-së do të zgjidhet pasi nëntë vite me radhë, gjegjësisht dy mandate, këtë universitet e ka udhëhequr rektori Alajdin Abazi.

Për pozitën numër një në universitet kanë kandiduar katër kandidatë edhe atë, Prof. dr. Abdulmenaf Bexheti, Prof. dr. Agni Dika, Prof. dr. Murtezan Ismaili dhe Prof. dr. Zamir Dika.

Kordinatori për marëdhënie më publikun në UEJL, Demush Bajrami bëri të ditur se votimi do të kryhet në përputhje me Statusin e UEJL-së. “Rektori i ri do të zgjidhet me një shumicë të numrit të përgjithshëm të votave të anëtarëve të Bordit ndërsa procedura zgjedhore do të kryhet në përputhje me Statutin e UEJL”, tha Bajrami.

Ai më tej sqaroi se konkursi për rektor të ri të UEJL ka qenë i hapur deri më 26 shkurt të këtij viti, ku parashihte kërkesat themelore për këtë pozitë: thirrje akademike - profesor ordinar, pranuar nga shteti, përvojë menaxheriale, preferohet të jetë fituar në universitet, entuziazëm për zhvillimin e misionit të dallueshëm të UEJL dhe përparësi për këtë post kanë kandidatët që njohin gjuhët që përdoren në nivel të Universitetit të cilat janë gjuha shqipe, maqedonase dhe angleze. Ndërkaq zgjedhja e rektorit të ri bëhet për një mandat katërvjeçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat tjetër. /lajm/

Publikuar: 07.06.2010 | 23:05
Lexuar: 533 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime