E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë Kongres morën pjesë studentë nga Kosova, Shqipëria, SHBA, Austria, Spanja, Greqia dhe vende të tjera, ndërsa në mesin e 130 punimeve të zgjedhura për prezantim, katër punime shkencore ishin të studentëve të USHT-së.
Studentėt e Fakultetit tė Shkencave tė Mjekėsisė me sukses u prezantuan nė Kongresin ndėrkombėtar tė Tiranės













Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, të USHT-së, me mjaft sukses u prezantuan në “Kongresin e II-të Ndërkombëtare të Studentëve të Shkencave Mjekësore – Tirana 2010“ që u mbajt në kryeqendrën shqiptare, Tiranë, nga 31.05 deri më 03.06.2010.

Në këtë Kongres morën pjesë studentë nga Kosova, Shqipëria, SHBA, Austria, Spanja, Greqia dhe vende të tjera, ndërsa në mesin e 130 punimeve të zgjedhura për prezantim, katër punime shkencore ishin të studentëve të USHT-së.

Punimet, me të cilat u prezantuan studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së, ishin “Korrelacioni mes infeksioneve me HPV dhe kancerit të qafës së mitrës në R.M“, punuar nga studentët Arijeta Shabani, Dehar Rasimi, Iliriana Miftari, Zemri Tahiri dhe Zana Kadriu, nën përkujdesjen e mentorëve: Prof. Dr. Goran Dimitrov, Dr. Florin Besimi dhe Ass. Merita Leka, të cilët u prezantuan në sesionin e parë të datës 1 Qershor.
Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë  në Kongresin ndërkombëtar të Tiranës

Në sesionin e dytë të ditës së njëjtë, studentët Muhamed Tahiri, Dehar Rasimi, Zemri Tahiri, Haxhere Alili, Hatixhe Ismaili dhe Ylldrita Abdullai prezantuan punimin shkencor “Incidenca e urolitiazës në Tetovë dhe rrethinë“, të punuar në përkujdesjen e Mr. Sci. Dr. Asim Izairit.

Ditën e ardhshme, respektivisht në sesionin e katërt, me temën “Qelizat amë nga gjaku i kordit umbilikal”, prezantuan studentët Luljeta Ismaili, Nusret Bajrami, Elmedina Akiku, Vegim Zhaku, Learta Asani dhe Bleron Kolonja, të cilët këtë punim e realizuan nën përkujdesjen e mentorit Ass. Bujar Durmishi.

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së, Naim Skenderi dhe Mirema Arapodjoska, në kuadër të prezantimit poster, prezantuan temën “Kanceri i gjirit“, të cilën e kanë punuar me ndihmën e mentorit Ass. Naser Durmishi.
Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë  në Kongresin ndërkombëtar të Tiranës

Edhe përkundër faktit që studentët e USHT-së, për herë të parë merrnin pjesë në një Kongres ndërkombëtar, ata arritën që të vlerësohen nga komisioni 10 anëtarësh, në përbërje të së cilit ishin profesorë dhe mjekë më të njohur të rajonit.

Tema “Korelacioni mes HPV dhe kancerit të qafës së mitrës në R.M“ u vlerësua në mesin e 15 punimeve më të mira. Studentët tanë me këtë prezantim morën mirënjohjen për vendin e tetë në ”Kongresin e II Ndërkombëtar të Studentëve të Shkencave Mjekësore 2010” dhe me këtë Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të USHT-se ta radhitin përkrah universiteteve të njohura me traditë shekullore të kësaj fushe.

Sipas studentit Dehar Rasimi, i cili ishte edhe anëtar i Këshillit Organizativ të kongresit, ai përveç ndikimit pozitiv në krijimin e një shprehie të mirë te punës shkencore, për herë të parë i bashkoi edhe studentët e shkencave mjekësore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Publikuar: 08.06.2010 | 03:17
Lexuar: 1530 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Drita (08/06/2010 15:58:26) Suksese studenteve te usht. Eshe knaqesi qe kemi keso studentesh,por jam kureshtare te di kush beri prezantimin e temes fituese . Me respekt Drita

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime