E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një ditë para hapjes së tunelit të Kalimashit në pikën kufitare të Vërmicës, kufirin e kishin kaluar 669 persona-hyrje, kurse 595 persona-dalje. Ndërsa automjete në po të njëjtën pikë kufitare ka pasur 286 hyrje dhe 248 dalje, kamionë në këtë ditë kanë hyrë 15, ndërsa dalje 19, kurse autobusë 2 kanë hyrë në Kosovë dhe 5 kanë dalë për në Shqipëri.
Kosovė-Shqipėri, 22 mijė persona kalojnė kufirin nė ditė








Lëvizjet e qytetarëve pas hapjes së tunelit të Kalimashit nga Kosova drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, kanë rritur në masë të madhe qarkullimin me automjete dhe autobusë, njofton zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Vetëm në pikën kufitare të Vërmicës gjatë ditës nga Kosova për në Shqipëri dhe anasjelltas kalojnë mbi 22 mijë persona.

Një ditë para hapjes së tunelit të Kalimashit në pikën kufitare të Vërmicës, kufirin e kishin kaluar 669 persona-hyrje, kurse 595 persona-dalje. Ndërsa automjete në po të njëjtën pikë kufitare ka pasur 286 hyrje dhe 248 dalje, kamionë në këtë ditë kanë hyrë 15, ndërsa dalje 19, kurse autobusë 2 kanë hyrë në Kosovë dhe 5 kanë dalë për në Shqipëri.

Ndërsa me datën 30 maj në pikën kufitare të Vërmicës kanë hyrë për në Kosovë 14405 persona, kurse kanë dalë nga Kosova 7609 persona. Automjete në këtë ditë kanë hyrë në Kosovë 3862, ndërsa kanë dalë 7609 dhe kamionë në këtë ditë kanë hyrë 28, ndërsa kanë dalë 12. Ndërsa autobusë kanë hyrë në Kosovë 31 dhe kanë dalë 24.

Sipas zyrës për informim të Policisë së Kosovës kjo shifër, sidomos vikendeve, është edhe më e lartë.

Ndërsa, përmes kësaj pike kufitare ka kërkesa të kalimit të kufirit nga kompani transportuese nga Maqedonia dhe Mali i Zi, ndërsa qarkullojnë në mënyrë individuale edhe shumë shtetas nga Serbia.

Publikuar: 08.06.2010 | 12:56
Lexuar: 752 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime