Detajet e publikuara janë të mangëta, mirëpo supozohet se dizajni i enterierit do të duhej të jetë i inspiruar në atë nga Passati CC luksoz, derisa nën kapak të motorit nuk do të duhej të ketë befasi të mëdha.
Deri tek hapja e panairit të automjeteve në Paris kanë mbetur edhe gati katër muaj e automjetet të cilat do të debutojnë fillimisht në të veçmë kanë filluar të rrjedhin në internet.
Pasi që para kohë e pamë Citroënin e ri C4, i erdhi radha edhe Volkswagenit. Prodhuesi gjerman që një kohë të gjatë është në përgatitje e sipër të trashëguesit të modelit Passat i cili, pas premierës botërore në Paris, do të duhej të del në shitje në fillim të vitit të ardhshëm.
Fotografia e parë e automjetit të ri shfaqë një dizajn bukur agresiv të Passatit të ri me shumë elemente të kromuara, si dhe komplet dritash dhe maskë të përparme të ngjashme me ato në Golfin dhe Polon e re.
Detajet e publikuara janë të mangëta, mirëpo supozohet se dizajni i enterierit do të duhej të jetë i inspiruar në atë nga Passati CC luksoz, derisa nën kapak të motorit nuk do të duhej të ketë befasi të mëdha.
Passati i ri do të duhej të pajisej me linjën e njohur të motorëve nga koncerni VAG motorët me benzinë 1.4 dhe 1.8 litërsh TSI si dhe 1.6 e 2.0 litërshi TDI me naftë, përderisa modeli më prestigjioz R do të duhej të ketë motorë dylitërsh me turbo-mbushës dhe hiq më pak se 270 kuaj fuqi. /Telegrafi/