Thënë të drejtën, sukseset e mia në jetë dhe karrierë janë meritë e padiskutueshme e familjes sime dhe padyshim burrit tim Albianit, sepse këta kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përkrahësit dhe kritikët më të sinqertë që unë i kam. Prandaj, secila punë, sado e vështirë që mund të jetë, kur ke përkrahjen dhe mirëkuptimin e më të dashurve tu, duket e lehtë dhe e përballueshme.
Aktorja e njohur kosovare, Yllka Gashi thotë se nuk do të largohet nga Familja moderne, derisa seriali të përfundojë. Pasionante, impulsive dhe e drejtpërdrejtë, kështu i pëlqen ta quajnë. Është një aktore që jep shumë për aktrimin, ndërkaq nëse nuk do të ishte e tillë, ajo mendon se do ishte një biznesmene e mirë.
Thotë se karakteri i Zanës në Familjen Moderne i ka dhënë popullaritet, kurse gjatë ditës i pëlqen të pijë ndonjë kafe turke. Aktorja Yllka Gashi, aktorja e vetme që u takua me Nicole Kidman, flet më shumë për Rozë...
Si fillon dhe mbaron një ditë e Yllkës?
Yllka: Varet nga obligimet ditore që mund ti kem, por zakonisht një ditë imja fillon me një paradite të vonshme, e shoqëruar me një kafe turke dhe një dush të ngrohtë, kurse kryesisht përfundon pas mesnatës.
Çfarë është duke bërë momentalisht Yllka dhe cilat janë projektet e ardhshme?
Yllka: Momentalisht kam përfunduar xhirimet për këtë sezon të Familjes Moderne dhe po planifikoj një pushim të këndshëm sa më shpejt të jetë e mundur. Kam disa oferta të ndryshme, por do të vendos pas pushimit.
Është bërë kohë që jeni pjesë e serialit "Familja Moderne". Nëse ju ofrohet një rol më i "mirë", a do të hiqnit dorë nga ky serial?
Yllka: Personazhi që unë luaj në Familjen Moderne gëzon një popullaritet të madh dhe si i tillë ka qenë i këndshëm dhe relativisht i lehtë për tu luajtur. Gjatë periudhës 8 vjeçare të punës në Familjen Moderne kam pasur oferta prej më të ndryshmeve, megjithatë ky serial për mua gjithmonë ka pasur një vend të veçantë në karrierën time dhe besoj që kështu do mbetet deri në përfundim të tij.
Nëse nuk kishe qenë aktore, cili kishte me qenë profesioni yt?
Yllka: Hëmm
. Pyetje shumë e vështirë
Nuk e di
unë e dua profesionin tim, me gjithë sakrificat që kërkon, mendoj që është profesion shumë i vështirë dhe njëkohësisht shumë fisnik
Megjithatë, ka raste kur mendoj sa ia vlen të merresh më këtë profesion në Kosovë?!... Sidoqoftë, nëse nuk do isha aktore, sigurisht do isha një biznesmene e mirë.
Sa je e kënaqur me suksesin që ke arritur deri tash?
Yllka: Më shumë se me rezultatet e suksesit tim, unë jam e kënaqur dhe shumë krenare me mënyrën si kam arritur të jem e suksesshme. Sepse çdo punë të cilën e kam bërë deri tani i jam qasur me shumë dashuri e përkushtim dhe jam bazuar gjithmonë vetëm në forcat e mia, talentin dhe vullnetin tim, pa pasur nevojë asnjëherë të vetme për ndihmën ose shtytjen e dikujt tjetër.
Aktore dhe grua, sa ia dilni mbanë të jeni e suksesshme në të dyja anët?
Yllka: Thënë të drejtën, sukseset e mia në jetë dhe karrierë janë meritë e padiskutueshme e familjes sime dhe padyshim burrit tim Albianit, sepse këta kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përkrahësit dhe kritikët më të sinqertë që unë i kam. Prandaj, secila punë, sado e vështirë që mund të jetë, kur ke përkrahjen dhe mirëkuptimin e më të dashurve tu, duket e lehtë dhe e përballueshme.
Gjëja më e rëndësishme në jetën tënde?
Yllka: Shëndeti i mirë dhe familja ime! Këto janë më të rëndësishmet dhe të shenjta për mua.
Përshkruani vetën me tri fjalë?
Yllka: Pasionante, impulsive dhe e drejtpërdrejtë. (express)