Një klip që i ngjan një minifilmi, ku tregohet një histori romantike dashurie. Kënga flet për ngjashmërinë mes dy vajzave, njëra është e pasur dhe tjetra e thjeshtë dhe e varfër. Flori dashuron të pasurën, ndërsa vajza e thjeshtë ka droje ti shprehë djalit ndjenjën e saj.
Evi Reçi nuk jeton në Shqipëri, por asnjëherë nuk mungon këtu, ka gjetur mënyra për të qenë prezent. Italia është vendi ku Evi po jeton momentalisht, pasi ka jetuar disa vite në Greqi, ku ka kaluar edhe adoleshencën e saj, tashmë vazhdon studimet në degën e Gazetarisë për Media dhe Komunikim.
Edhe pse studion Gazetari, kënga është një pasion i hershëm i Evit, i cili i ka bazat që në fëmijëri. Por jo vetëm kaq, përveç këtyre, Reçi është aktive edhe në sfilatat e ndryshme të modës si modele. Së fundi, po shijon suksesin e një dueti të realizuar me Flori Mumajesin, një këngë me titull I ngjan asaj, e cila ka një melodi të ngrohtë dhe që i përshtatet më së miri vokalit të të dy këngëtarëve.
Një klip që i ngjan një minifilmi, ku tregohet një histori romantike dashurie. Kënga flet për ngjashmërinë mes dy vajzave, njëra është e pasur dhe tjetra e thjeshtë dhe e varfër. Flori dashuron të pasurën, ndërsa vajza e thjeshtë ka droje ti shprehë djalit ndjenjën e saj.
Në fund, si vajza e thjeshtë, ashtu edhe ajo e pasura janë po i njëjti person. Është më shumë një lojë që shoqja i bën Florit, i cili arrin ta kuptojë vetëm në fund mesazhin. Shumë gjëra i kemi para syve dhe nuk i shohim!