Presidenti i Maqedonisë në fjalimin theksoi se nuk mund të ndërtohet ardhmëria pa vizion dhe energjinë e të rinjve. Për këtë arsye, prioriteti i tretë, nënvizoi Ivanov, është të inicohet "Procesi i Ohrit", i cili ka për qëllim të mundësojë këmbim të mendimeve dhe përvojat e të rinjve nga EJL-ja dhe më gjërë.
Lidhshmëria midis paqes, sigurisë dhe stabilitetit askund nuk është shfaqur aq si në Azi dhe Evropë në hapësirën e përbashkët evropiane, theksoi presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në Konferencën për interaksion dhe ndërtim të masave të besimit në Azi (CICA) që sot mbahet në Stamboll.
"Në përcaktimet tona strategjike nisemi sipas kuptimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit si kategori të lidhura të pandara. Për këtë arsye, mbetemi konsekuent në rrugën për integrimet euroatlantike, duke zhvilluar politikë të jashtme dhe të sigurisë të përgjegjshme", tha presidenti i Maqedonisë, duke potencuar se për Maqedoninë aleatizmi euroatlantik nuk është deklarative, por është nevojë reale, si për ne, ashtu edhe për partnerët tanë.
Duke e demonstruar drejtimin e përgjithshëm për politikën e jashtme të Maqedonisë "transparencë ndaj të gjithëve", ai para më shumë se 20 shefave të shteteve dhe qeverive, theksoi se modeli inkluziv të integrimit pa asimilim, i cili paraqet sfidë për shumë shtete, në Maqedoni është realitet. Në mënyrë konsekuente i zbatuar nga të gjtiha shtete në rajon", tha Ivanov, ky model mund të sjellë paqe afatgjate në Ballkan, por më gjërë në Evropë dhe Euroazi. Në këtë drejtim, e shfaqi gatishmërinë e Maqedonisë t'i ndajë me të gjithë përvojat dhe përfitimet e saj.
Si kryesues me Këshillin e Evropës, Maqedonia i promovoi tre vlerat fundamentale të organizatës më të vjetër evropiane, të drejtat e njeriut, demokracia dhe qeverisja e së drejtës, me prioritet, theksoi në avancimin dhe konsolidimin e sistemit të së drejtave të njeriut në nivel kombëtar dhe evropian.
"Maqedonia është shembull se diversiteti kulturor nuk është pengesë për zhvillimin. përkundrazi, ai na mundëson bashkëjetesë të qetë të ndërtuar mbi respektimin dhe tolerancën e ndërsjellë", tha Ivanov, duke shtuar se prioriteti i dytë i kryesimit maqedonas me KE-së është avancimi i integrimit të minoriteteve kombëtare në shoqërinë evropiane. Prej këtu, shpjegoi, është edhe nevoja për mbështetje të dialogut ndër-religjioz dhe ndërfetar në nivel kombëtar, rajonal dhe global.
Presidenti i Maqedonisë në fjalimin theksoi se nuk mund të ndërtohet ardhmëria pa vizion dhe energjinë e të rinjve. Për këtë arsye, prioriteti i tretë, nënvizoi Ivanov, është të inicohet "Procesi i Ohrit", i cili ka për qëllim të mundësojë këmbim të mendimeve dhe përvojat e të rinjve nga EJL-ja dhe më gjërë. Me këtë iu bashkangjitemi shënimit global në vitin 2010 si "Viti ndërkombëtar i të rinjve" të shpallur nga Asambleja Parlamentare e KB-së. (mia)