Njerëzit në të gjitha këto vende ballafaqohen me masat e ashpra qeveritare për uljen e pagave në sektorin publik, për ngrirjen e pensioneve, për uljen ose heqjen e llojeve të ndryshme të ndihmës sociale, por edhe me shkurtimin e taksave në një varg sferash, nga shëndeti shtetëror, deri te mbrojtja, e gjithë kjo e përkrahur me rritjen e tatimit për vlerën e dhënë (TVSH).
Qeveritë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian insistojnë që me ulje drakonike të konsumit publik dhe pagave, si dhe me ngarkime tatimore shtesë ta sjellin në rregull deficitin buxhetor në secilën prej tyre, shkruan "Indepedent", duke sqaruar tërë këtë operacion si ngjarje pa precedent në kontinentin e vjetër pas Luftës së Dytë Botërore.
Politika e shtrëngimit të rripit zbatohet ose paralajmërohet në Greqi dhe në Portugali, si dhe në Spanjë, Itali dhe Irlandë, por edhe në ekonomitë më të rrezikuara evropiane, përfshirë edhe Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe.
Njerëzit në të gjitha këto vende ballafaqohen me masat e ashpra qeveritare për uljen e pagave në sektorin publik, për ngrirjen e pensioneve, për uljen ose heqjen e llojeve të ndryshme të ndihmës sociale, por edhe me shkurtimin e taksave në një varg sferash, nga shëndeti shtetëror, deri te mbrojtja, e gjithë kjo e përkrahur me rritjen e tatimit për vlerën e dhënë (TVSH).
Gazeta londineze shënon se madje edhe Gjermania, e cila shpesh cilësohet si "motori i ekonimisë evropiane", publikoi se e zvogëlon konsumin e saj buxhetor për 80 miljardë euro rekorde.
Pakoja e masave jashtëzakonisht të ashpra për kursimin e Qeverisë në Berlin, në opinionin politik gjerman vlerësohet si test për Angela Merkel dhe për kabinetin e saj koalicionar, i cili kosiderohet se nuk arriti t'i zbatojë reformat e premtuara para zgjedhjeve që u mbajtën para tetë muajve, "më së shumti për shkak se ishte për së tepërmi i zënë me veten dhe me përleshjet dhe keqkuptimet e ndërsjella".
Kriza e tanishme evropiane, për herë të parë, në mënyrë më serioze i çrregulloi edhe marrëdhëniet tradicionalisht të mira gjermano-franceze, për arsye se mes Berlinit dhe Parisit ekzistojnë dallime serioze rreth asaj se si të stabilizohet dhe të ruhet valuta evropiane, konstaton "Indepedent".