E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takimin, të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për Propozim strategjinë për arsim të integruar, të përgatitur nga ekspertë të OSBE-së dhe institucionet relevante të Maqedonisë, me ç'rast të dy bashkëbiseduesit konkluduan se implementimi i masave dhe rekomandimeve në këtë dokument duhet të japë rezultate në periudhën e ardhshme
Gruevski-Volebek: Bashkėsitė etnike, pjesė e vendimarrjes








Kryeministri Nikolla Gruevski sot u takua me komisarin e lartë të OSBE-së për minoritetet kombëtare, Knut Volebek, me të cilin biseduan për aspektet e përgjithshme të bashkëpunimit mes Qeverisë së Maqedonisë dhe OSBE-së, e në kuadër të kësaj edhe me Komisariatin e lartë për minorotete kombëtare, kumtoi sot pres-shërbimi i Qeverisë.

Kryeministri Gruevski iu falënderua Volebekut për pjesëmarrjen e tij në konferencën për përforcimin e pjesëmarrjes së minoriteteve kombëtare në prceset e marrjes së vendimeve, që u organitua në kuadër të Kryesimit të Maqedonisë me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës.

"Njëherit, kryeministri Gruevski e informoi bashkëbiseduesin e tij për masat konkrete dhe politikat që i ndërmerr Qeveria e Republikës së Maqedonisë për integrimin e bashkësive minoritare, me ç'rast posaçërisht u përqëndrua në masat që kanë të bëjnë me bashkësinë rome, për çka potencoi se, krahas masave tjera, Qeveria ka marrë vendim të ndërtohen disa shkolla në komunat ku ka popullatë të konsiderueshme rome, me qëllim që të përmirësohen kushtet për arsim të fëmijëve nga bashkësia rome", thuhet në kumtesë.

Në takimin, të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për Propozim strategjinë për arsim të integruar, të përgatitur nga ekspertë të OSBE-së dhe institucionet relevante të Maqedonisë, me ç'rast të dy bashkëbiseduesit konkluduan se implementimi i masave dhe rekomandimeve në këtë dokument duhet të japë rezultate në periudhën e ardhshme.(mia)

Publikuar: 08.06.2010 | 22:46
Lexuar: 376 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime