Mos hyni në Lojë nëse nuk dini me lujt Lojen është porosia të cilën hakerët e grupit Albanian and Kosova Hackers Group, ua kanë përcjellë hakerëve serbë në faqen zyrtare të Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës të Serbisë.
Hakerët shqiptarë nga Albanian and Kosova Hackers Group, në këtë mënyrë ua kanë kthyer borxhin hakerëve serbë që ishin paraqitur si grupi CoNsT, e të cilët të mërkurën dhe të enjten kanë sulmuar ueb-faqen e Entit të Statistikës së Kosovës dhe atë të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave dhe kishin shkruar parulla të llojit, Kosova është zemra e Serbisë.
Boni selam grupit CoNsT dhe thuani mos t'jau djegum sikur UJC-es. KHG ala nuk ka dek, mos na detyroni me ju kthy zanatit te vjeter ;-), kanë porositur hakerët kosovarë, kolegët e tyre serbë.
Hakerët shqiptarë kohë më parë kishin thyer ueb-faqen e presidenti serb Boris Tadiq që ishte përdorur gjatë fushatës zgjedhore në Serbi pastaj ueb-faqet e disa ministrive, medieve dhe firmave serbe. /Telegrafi/