Më pas përshkoi rrugën Bahnhofstrasse nën shikimin e qindra turisrëve dhe banorëve kureshtarë.Policia është detyruar të devijojë qarkullimin e makinave në disa pika, pasi kafsha gjigande mund të shkaktonte dëme në njerëz.
Një elefant femër ka dalë nga kopshti zoologjik i Zyrihut në Zvicër, duke shijuar shëtitjen si një turiste për disa orë në rrugët e qytetit. Kafsha 26 vjecare ka përfituar nga një moment pakujdesie i kujdestarëve, duke dalë nga rrethimi.
Ajo ka shëtitur në qendër të qytetit dhe shkoi në liqen për të pirë ujë.
Më pas përshkoi rrugën Bahnhofstrasse nën shikimin e qindra turisrëve dhe banorëve kureshtarë.Policia është detyruar të devijojë qarkullimin e makinave në disa pika, pasi kafsha gjigande mund të shkaktonte dëme në njerëz.
Pas disa orësh, forcat e shpëtimit dhe ato të sigurisë kanë mundur ta fusin sërish në kopshtin zoologjik.