E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas hulumtimeve të fundit të mendimit publik, në Parlamentin holandez, i cili ka 150 vende, VVD-ja do të fitojë 36 mandate, laburistët 29, Apeli Demokratik krishter (CDA) e kryeministrit aktual Jan Peter Balkenende 25, ndërsa Partia e Lirisë (PV) e Gert Uildersit 17 vende të deputetëve.
Holandė, zgjedhje tė parakohshme parlamentare











Në Holandë sot mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në të cilat, sipas analizave, as një parti nuk do të sigurojë shumicën absolute në Parlament, por mundësi më të mëdha për fitore ka Partia liberale Popullore për Demokraci dhe Liri (VVD) e Mark Rutit, me ç'rast është e mundur që vendi të fitojë kryeministër të ri pas Luftës së Parë Botërore.

Sipas të gjtiha anketave, Holanda edhe në periudhën e ardhshme do të udhëhiqet nga qeveri koalicioni, por tani për tani ende nuk dihet se cilat parti do ta formojnë.

Kundërkandidati kryesor i VVD-së liberale është Partia Laburiste (PA) e Xhob Koenit.

Sipas hulumtimeve të fundit të mendimit publik, në Parlamentin holandez, i cili ka 150 vende, VVD-ja do të fitojë 36 mandate, laburistët 29, Apeli Demokratik krishter (CDA) e kryeministrit aktual Jan Peter Balkenende 25, ndërsa Partia e Lirisë (PV) e Gert Uildersit 17 vende të deputetëve.

Të gjithë kandidatët për kryeministër në fushatat e tyre paralajmëruan ulje drastike të shpenzimeve shtetërore për shkak të krizës ekonomike, të cilën nuk e tejkaloi Holanda.

Holanda ka sistem zgjedhor proporcional edhe të liderit të partisë, e cila do të fitojë numër të madh të votave, mbretëresha Beatriks do t'i japë mandat për formimin e Qeverisë së re.

Edhe pse VVD-ja përjeton mbështetje më të madhe, Rut do të ketë probleme të formojë koalicion qeveritar, për shkak se si edhe partitë e tjera edhe ai e hedh mundësinë për koalicion me Vildersin e ultra djathtistes, por nuk ka pika të përbashkëta as me laburistët, e as me demokrishterët.

Balkenende nuk arriti ta shfrytëzojë shkallën relativisht të ulët të papunësisë prej 5,9 për qind dhe deficitn buxhetor holandez prej 3,4 për qind, tregues, të cilët janë shumë më të mirë në krahasim me pjesën më të madhe të Evropës. Sipas mendimit të analistëve, votuesit tash më janë të lodhur nga ai, për shkak se është në pushtet nga viti 2002.

Holanda, sipas vlerësimeve, ndodhet para negociatave të reja partiake rreth formimit të koalicionit qeveritar, të cilat mund të zgjasin disa javë.

Publikuar: 09.06.2010 | 12:20
Lexuar: 351 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime