Në atë raportim u tha se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është me pushime jashtë vendit, përkatësisht në Turqi, por jo me dëshirën e tij, mirëpo me rekomandime të miqve të tij ndërkombëtarë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nëpërmjet një komunikate për media, demanton raportimin e Kohavisionit (KTV), të bërë ditën e martë, në edicionin qendror të lajmeve.
Në atë raportim u tha se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është me pushime jashtë vendit, përkatësisht në Turqi, por jo me dëshirën e tij, mirëpo me rekomandime të miqve të tij ndërkombëtarë.
KTV raportoi se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është me pushime në Turqi, me rekomandime të miqve ndërkombëtarë, me kinse arsyetimin që të mos jetë në Kosovë për të përfituar politikisht në kohën e arrestimeve nga EULEX-i të zyrtarëve qeveritarë të akuzuar për korrupsion, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga AAK.
AAK shpreh habinë me këtë dezinformatë të këtij mediumi. Kryetari Haradinaj është për një pushim të shkurtër jashtë vendit, pa rekomandime të askujt, dhe ai të enjten kthehet në Kosovë, theksohet në komunikatë.