Mediat italiane i bëjnë jehonë martesës së bomberit kuqezi Mediat e konsiderojnë përrallore martesën e Bogdanit me modelen Zgjerohet grupi i lojtarëve që shkojnë drejt altarit me një modele, show girl apo velinë. Këtë radhë i takon Erjon Bogdanit, sulmuesit të skuadrës së Kievos, i cili konsiderohet si një diamant i futbollit shqiptar.
Ky ka qenë komentit i një prej mediave më të mëdha italiane të cilat kanë shkruar në faqet e tyre detajet e një dasme përrallore të Erjon Bogdanit dhe modeles salernitane Rosela Ariodante, e cila ka studiuar për drejtësi. Dasma është zhvilluar në Napoli, nën praninë e të afërmve, miqve dhe simpatizantëve të Erjonit dhe Roselës. Këto detaje i ka publikuar në faqen e saj të internetit një prej mediave më të mëdha dhe më prestigjioze italiane, tgcom.mediaset.it, e cila e ka konsideruar si një martesë përrallore, atë ndërmjet Erjon Bogdanit dhe modeles Rosela.
Një martesë përrallore, ka pohuar organizatori që punoi me përgatitjet e kësaj martese, stilisti Xhani Molaro, i cili ka punuar për të hartuar dhe përgatitur një veshje unike origjinale për Bogdanit dhe Roselën, në ditën më të lumtur të tyre, ku do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Ariodante në fakt ka punuar në shumë pasarela për Molaron, kështu që të dy njihen dhe është një mik i ngushtë i çiftit, që Shqipëria, pret që ta shikojë në televizionet dhe gazetat kombëtare, shkruan tg.com.
Ndërkohë që vazhdon më tej ku shprehet se në vendin e tij, Shqipërinë, ky lojtar vlerësohet shumë nga publiku, ku nga Shqipëria kanë udhëtuar afërsisht 100 persona në mënyrë private, miq dhe të afërm të dhëndrit, të cilët do të marrin pjesë në martesë. Në Napoli dhe në Salerno, janë rezervuar dhoma hoteli për rreth 70 të ftuar miq dhe shokë të Bogdanit. Dhe në orën 16:00 do të mbahet një ceremoni e jashtëzakonshme në kishën SantAnna në San Lorenzo, gjithmonë në Salerno.
Dëshmitarët e dasmës do të jenë Leandro Rinaudo, mbrojtësi i Napolit së bashku me gruan e tij Anamaria Kalabrese, një ish-modele, e cila ka punuar kohë më parë, për Xhani Molaron, dhe që vitin e shkuar ishte ai projektuesi i dasmës së. Pas ceremonisë në kishë të gjithë të ftuarit, që bëhen rreth 250 persona do të drejtohen për në Villa Rocca Matilde në Napoli, ku do të fillojë një darkë e kushtueshme tipike për të tilla festa.
E njoh shumë mirë Roselën, u ka thënë miqve të tij Molaro. Unë e di se çfarë rrobash pëlqen ajo dhe se si ti dizenjoj, edhe pse ajo mund të veshë dhe mund ti shkojnë çdo veshje, por ajo është një vajzë shumë romantike dhe për këtë kemi vendosur të bëjmë diçka të veçantë, duke vendosur qindra metra tyl dhe jo diçka tjetër. Edhe pse tradita shqiptare është ndryshe nga ajo italiane në lidhje me veshjet e dasmës, në fakt zonja e ardhshme Bogdani ka preferuar të zgjedhë fustanin e ëndrrave të saj, ka thënë për miqtë e tij disenjatori i dasmës së bomberit kuqezi. Erjoni dhe Rosela janë njohur në kohën që Bogdani luante për skuadrën e Salernitanës.
Dhe që nga ajo kohë ata të dy nuk janë ndarë asnjëherë më nga njëri-tjetri dhe tashmë që të dy jetojnë në të njëjtën shtëpi në qendër të Veronës, ku jo pa vështirësi, Rosela Ariodante e ka ndërtuar të gjithën e vetme, duke bërë gjithmonë rrugën nga Napoli në Verona, ndërsa i dashuri i saj ishte i impenjuar në ndeshjet dhe stërvitjet e tij me skuadrën, shkruan Tg.com.
Sologossip
Një tjetër media italiane, e cila është e specializuara për evenimente të tilla dhe për gossip, ka shprehur urimet e saj për çiftin e sapo martuar. Sulmuesi i Kievos Erjon Bogdani do të kurorëzojë në martesë dashurinë e tij me modelen salernitane Rosela Ariodante, në Napoli, shkruan sologossip.it.
Ndërkohë që më tej shton: Sipas zërave që vijnë nga dasma, flitet se është organizuar një ceremoni martesore përrallore në një vendosje gjeografike midis Napolit dhe Salerno. Ndërkohë që flitet se janë rezervuar mbi vende në hotele për të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndërsa ceremonia do të zhvillohet në kishën SantAnna në San Lorenzo, në Salerno. Dëshmitarë të në dasmën e tyre do të jenë Leandro Rinaudo dhe gruaja e tij Anamaria Kalabrese. Shumë urime për të sapo martuarit
!
Ilsecoloxix
Ndërkohë një tjetër revistë, ilsecoloxix.ilsole24ore.com, shkruan se një dasmë VIP do të zhvillohet në Napoli, dhe bëhet fjalë për Erojn Bogdanin dhe Rosela Ariodante. Dasmë VIP në Napoli: Erjon Bogdani, sulmuesi shqiptar i Kievos, i cili konsiderohet si një nga më të mirët në futbollit shqiptar, do të lidhet në martesë sot, (dje) me modelen nga Salernitana, Rosela Ariodante, e diplomuar në drejtësi. Ndërsa përshkrimi i organizimit dhe detajeve të dasmës janë afërsisht ashtu siç përshkruhen edhe nga tg.com.