Ne mbledhjen e fundit te senatit te ketij universiteti, u vendos qe te propozohen 5.740 kuota me kohe te plote, nga 5.360 te tilla qe u propozuan ne mars te ketij viti.
Propozohet nje numer me i larte kuotash ne degen e Informatikes ne Fakultetin e Shkencave te Natyres Eshte rritur akoma me shume numri i kuotave te propozuara ne Universitetin e Tiranes. Ne mbledhjen e fundit te senatit te ketij universiteti, u vendos qe te propozohen 5.740 kuota me kohe te plote, nga 5.360 te tilla qe u propozuan ne mars te ketij viti. Ndersa sistemi i studimeve me kohe te pjesshme nuk ka pesuar ndryshime, madje as kuotat e parashikuara per trojet. Rritja Fakulteti qe do te perfitoje nga ky ndryshim propozimi eshte pikerisht Fakulteti i Shkencave te Natyres. Keshtu shtesa eshte bere ne degen Informatike, ku nga 220 kuota qe u propozuan ne mars, tani ky numer ka shkuar ne 300. Ndersa eshte vendosur edhe hapja e nje dege te re ne kete fakultet.
Behet fjale per degen Teknologji informacioni dhe komunikimi, ku do te mirepriten plot 200 studente te rinj. Ndersa ne krahasim me propozimet e vitit te kaluar, numri i kuotave qe propozohet sivjet eshte 645 kuota me shume. Keshtu nga 5.300 kuota qe u propozuan per kete vit akademik, per vitin e ardhshem propozohen 5.945 kuota per Universitetin e Tiranes. Sikurse vihet re, kjo shtese ne krahasim me vjet, parashikohet te behet per fakultetin e Gjuheve te Huaja, ku nga 770 kuota qe u propozuan per vitin aktual akademik, propozohen 820 per vitin e ardhshem, pra 2010-2011. Gjithashtu, rritje eshte propozuar edhe per fakultetin e Infermierise. Nga 555 kuota qe u propozuan vjet, sivjet propozohen 600 te tilla.
Ne Fakultetin e Shkencave te Natyres, vitin e kaluar u propozuan 730 kuota, ndersa per kete vit jane propozuar 1.160 te tilla. Tarifat Sa u perket tarifave, ne mbledhjen e fundit te senatit ne UT nuk jane propozuar rritje te metejshme, porse do te propozohen po ato nivele tarifash qe u propozuan ne mars. Ndersa ne krahasim me tarifat e vitit te kaluar vihet re rritje. Duke qene se gjithcka eshte ne fazen e propozimeve, atehere nuk mund te flitet me siguri se sa do te paguajne studentet per vitin akademik 2010-2011 megjithate, Universiteti i Tiranes ka propozuar rritje te "majme" per shume nga deget.
Madje ka dege ku tarifa eshte rritur (ose me sakte eshte propozuar per t'u rritur) deri ne 15 mije leke. Keshtu, ndersa gjate vitit te kaluar Keshilli i Ministrave vendosi per tarifa mesatare, sivjet ato shkojne deri ne 45 mije leke qe eshte tarifa e Informatikes, ne Fakultetin e Shkencave te Natyres. Vendi i vjetshem percaktonte tarifa ne vleren e 30 mije lekeve ne deget e Mjekesise, ndersa per vitin e ardhshem akademik, ato propozohen te jene 40 mije leke, pra 10 mije leke me shtrenjte. Gjithashtu, rritje eshte propozuar edhe per Fakultetin e Infermierise.