E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ish-presidenti Saleh po luan një rol kyç në kulisat e ofensivës së Huthis me të cilin ka kurdisur një aleancë.
Përplasja e grupeve dhe udhëheqja e dështuar çon Jemenin në kaos

Jemeni, i cili përballej me një krizë të pafund të shkaktuar nga një milici shiite, nga një president i dështuar, nga xhihadistët sunitë të Al-Kaedës dhe së fundmi nga ata të Shtetit Islamik përfundoi me një ndërhyrje ushtarake të drejtuar nga Arabia Saudite.

– Milicia shiite në ofensivë –

Që prej revoltës popullore të vitit 2011, në vazhdën e Pranverës Arabe, që çoi në largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh, pushteti qendror u margjinalizua nga forca militare e huthisëve.

Kjo lëvizje e përqëndruar në veri të vendit rekruton nga komuniteti zaid, degë shiite, që përfaqëson një të tretën e popullsisë së Jemenit.

Duke u frymëzuar nga lëvizja libaneze e hezbollahëve dhe e përkrahur nga Irani, huthët kanë shtrirë influencën e tyre, nga shtatori 2014, në Sana dhe më pas drejt perëndimit, qendrës dhe jugut, duke përparuar deri në dyert e Adenit këtë javë.

E drejtuar nga Abdel Malek Al-Huthi, lëvizja mendohet se do të rikthejë regjimin monarkik të imamit Zaid Aboli të vitit 1962.

– Etja për pushtet e presidentit të dështuar –

Ish-presidenti Saleh po luan një rol kyç në kulisat e ofensivës së Huthis me të cilin ka kurdisur një aleancë.

Në pushtet që prej 33 vitesh, ish-kreu i shtetit, nuk ka duruar dot faktin që është lënë mënjanë në vitin 2012 dhe që prej asokohe, s’ka reshtur së dënuari autoritetin e pasuesit të tij, Abd Rabo Mansur Hadi, i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Saleh, 73 vjeç, jashtëzakonisht i pasur, ka një influencë të fortë në gjirin e forcave të armatosura.

– Al-Kaeda dhe DAESH në veprim –

Grupimi i Shtetit islamik ka ndërhyrë në mënyrë të dhunshme së fundmi në Jemen duke ndërmarrë sulme vetëvrasëse në Sana, i cili, shkaktoi 142 të vdekur dhe 351 të lënduar më 20 mars në xhamitë e frekuentuara kryesisht nga besimtarë shiitë përfshirë edhe Huthis.

DAESH ka ndërhyrë në këtë mënyrë edhe në territorin e pushtuar nga Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, i konsideruar si një nga grupet xhihadiste më të rrezikshme.

Me një prani të madhe në jug dhe juglindje të Jemenit, lëvizja Akpa (e DAESH-it), ka shumëfishuar atentatet kundër ushtrisë, ka marrë peng të huaj dhe ka marrë përsipër atentatin e 7 janarit që shkatërroi redaksinë e revistës satirike franceze ”Charlie Hebdo”.

Duke rekrutuar ndër sunitët dhe duke vepruar shpesh në bashkëpunim me tributë besnike të Huthis, lëvizja e DAESH-it, Akpa ka ndërmarrë që prej shtatorit atentate të shumta antishiite.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatët kryesorë të pushtetit në Jemen në luftën kundër Akpa-s, ku shumë drejtues janë vrarë nga dronët.

– Situata e pazgjidhshme politike –

Rreziku i një lufte civile është theksuar këto javët e fundit si pasojë e ndarjes së vendit mes veriut e mbizotëruar nga Huthis dhe jugut, besnikë të presidentit Hadi që është vendosur në Aden pasi ka ikur nga Sana.

Presidenti Hadi ka treguar paaftësi në imponimin e autoritetit të tij, por vazhdon të konsiderohet si presidenti legjitim i Jemenit nga komuniteti ndërkombëtar, i cili s’ka reshtur së bëri thirrje për zgjidhje politike.

Rëndimi i krizës i ka dhënë fund shpresave për hapjen e një dialogu me garancinë e emisarit të OKB-së në Jemen, Xhamal Benomar.

(TRT Shqip

Publikuar: 27.03.2015 | 17:43
Lexuar: 842 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime