Zëdhënësi i policisë kroate, Krunoslav Borovec kumtoi se Kaliniq është gjetur me plagë nga armë zjarri në afërsi të liqenit afër Rakitjas, duke shtuar se ai, sipas të gjitha gjasave, ka qenë i lënduar në "qërimin e hesapeve ndërmjet pjesëtarëve të nëntokës serbe".
Policia kroate mbrëmë në rajonin e Zagrebit arrestoi pjesëtarin e "Klanit të Zemunit", Sretko Kaliniq, i cili është një ndër të dyshuarit për atentatin ndaj ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq.
Zëdhënësi i policisë kroate, Krunoslav Borovec kumtoi se Kaliniq është gjetur me plagë nga armë zjarri në afërsi të liqenit afër Rakitjas, duke shtuar se ai, sipas të gjitha gjasave, ka qenë i lënduar në "qërimin e hesapeve ndërmjet pjesëtarëve të nëntokës serbe".
Sipas Borovec, i plagosuri Kaliniq i është afruar një kalimtari të rastit, ka kërkuar ndihmë nga ai, pas çka ka humbur vetëdijen.
Kalimtari menjëherë ka lajmëruar policinë, ku më pas Kaliniq është shtruar në spitalin e Zagrebit, ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Mediat kroate kumtojnë se Kaliniq, sipas të gjitha gjasave, ishte plagosur nga bashkëpunëtori i tij shumëvjeçar Millosh Simoviq, të cilin Gjykata e Beogradit, në mungesë, e dënoi me 40 vite burg për shkak të pjesëmarrjes në vrasjen e Gjingjiqit.
Kaliniq dhe Somoviq, që prej atentatit ndaj Gjingjiqit në vitin 2003 ndodhen në arrati.