E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me këtë synim, edhe Ministria e Punëve të Jashtme ka ndërmarrë një fushatë informimi se si duhet të përgatiten qytetarët për të përfituar të drejtën e lëvizjes në "Shengen".
Qytetarėt shqiptar pregatiten pėr











Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një fushatë të gjërë informuese për qytetarët në kuadër të liberalizmit të vizave në hapësirën Shengen.

Në shërbim të këtij qëllimi, Këshilli i Ministrave i ka akorduar një fond prej 50 milionë lekësh Ministrisë së Brëndshme për realizimin e spoteve publicitare.

Sipas vendimit të qeverisë, i publikuar edhe në Fletoren Zyrtare, thuhet se shuma e vënë në dispozicion në buxhetin e miratuar për vitin 2010 për programin "Policia e Shtetit", do të shërbejë për mbulimin e shpenzimeve në realizimin e spoteve informuese për procesin e liberalizimit të vizave.

Me këtë synim, edhe Ministria e Punëve të Jashtme ka ndërmarrë një fushatë informimi se si duhet të përgatiten qytetarët për të përfituar të drejtën e lëvizjes në "Shengen".

Vizë do të thotë autorizim për të hyrë në zonën Shengen, por tashmë ai që autorizon hyrjen është oficeri i kufirit dhe qytetarët nuk do të jenë më të detyruar të presin në radhë për marrjen e autorizimit nga ambasada përkatëse.

Por drejtuesit e institucioneve shqiptare e vënë theksin tek respektimi i rregullave, e cila është detyra e parë dhe më e rëndësishme që çdo çdo individ duhet të zbatojë pasi nuk liberalizohet rreptësia e vendeve të BE-së për zbatimin e legjislacionit të tyre.

Liberalizimi i vizave, e cila duhet të kuptohet si liri lëvizjeje, në asnjë rast nuk parashikon të drejtën e punësimit apo tejkalimin e afatit kohor prej 90 ditësh.

Në rastin kur këto rregulla dhe detyrime nuk zbatohen, legjislacioni parashikon penalitete që nga gjoba deri tek ndalimi i lejimi për t'u futur në zonën Shengen deri në 5 vjet.

Komisioni Evropian ka kërkuar që qytetarët të informohen gjerësisht mbi këtë proces, në lidhje me detyrimet, respektimet e afateve, procedurave, etj.

Më 27 maj, Komisionerja për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë në KE, Cecilia Malstrom, konfirmoi hyrjen në fuqi te Rekomandimit të Kolegjit të Komisionerëve për liberalizmin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen.

Publikuar: 09.06.2010 | 18:25
Lexuar: 398 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime