E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ambasadori tha se KE-ja vazhdon me fokusimin e reformave që i ishin theksuar Qeverisë javën e kaluar, me theks nga aksioni urgjent përveç për administratën publike edhe në pjesën e dialogut politik, dhe pavarësinë e gjyqësisë.
Fuere sugjeron tė respektohet porosia e KE-sė pėr punėsimet







Ambasadori Ervan Fuere ka përcjellur edhe njëhere sugjerimet e KE-së se punësimet e përkohshme nuk janë të favorshme.

Për polemikën politike në Maqedoni rreth punësimeve në administratën publike Fuere thotë se "porosia e BE-së është shumë e qartë - pret nga Qeveria të bëjë gjithçka që është e mundur t'i zvogëlojë, por një ditë edhe tërësisht t'i eliminojë punësimet e përkohshme". Kjo, thekson euroambasadori, duhet të bëhet në pajtim me Ligjin për nëpunës shtetërorë.

"Kjo është mënyra e vetme të sigurohet administrata profesionale publike që do të ketë besim të tërësishëm nga qytetarët", thotë Fuere.

Ambasadori tha se KE-ja vazhdon me fokusimin e reformave që i ishin theksuar Qeverisë javën e kaluar, me theks nga aksioni urgjent përveç për administratën publike edhe në pjesën e dialogut politik, dhe pavarësinë e gjyqësisë.

Ai theksoi se ata e kanë parashtruar çështjen për të diplomuarit në Akademinë për gjyqëtarë dhe prokurorë publik dhe se kanë marrë besimin nga Qeveria se do të ndërmerret aksion urgjent që të gjithë të diplomuarit të inkuadrohen në sistemin e jurisprudencës. U përqëndrua edhe në dialogun politik, për të cilin tha, "e dimë se për momentin nuk funksionon që ndikon negativisht në funksionimin e Parlamentit".

"Edhe për këtë çështje kërkuam që urgjentisht t'i përkushtohet vëmendje që të kthehemi drejt një atmosfere shumë pozitive e cila ekzistonte vitin e kaluar, e tashmë shohim mungesa", konsideron Fuere.

Publikuar: 09.06.2010 | 19:23
Lexuar: 307 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime