E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke folur gjatë një konference për shtyp nga selia e PS-së, Rama tha se "kjo krizë është kriza e keqqeverisjes që i ka rrënjët tek kutitë e mbyllura të zgjedhjeve. Qeveria gënjen me shifrat e ekonomisë dhe harron se gjendja e saj është pjesë e jetës së çdo familjeje shqiptare, e cila e jeton përditë krizën ekonomike".
Rama: Kryeministri tė mos e fshehė krizėn











Kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, i kërkoi sot Kryeministrit Berisha t'u tregojë shqiptarëve të vërtetën e krizës, duke nisur nga transparenca e zgjedhjeve.

Duke folur gjatë një konference për shtyp nga selia e PS-së, Rama tha se "kjo krizë është kriza e keqqeverisjes që i ka rrënjët tek kutitë e mbyllura të zgjedhjeve. Qeveria gënjen me shifrat e ekonomisë dhe harron se gjendja e saj është pjesë e jetës së çdo familjeje shqiptare, e cila e jeton përditë krizën ekonomike".

Sipas tij, "Kryeministri Berisha premtoi 160 mijë vende të reja pune dhe deri tani ka mbyllur 100 mijë, premtoi investime publike e private dhe tani po shkatërron sipërmarrjen me gjoba për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit".

Rama theksoi se është koha për të mos bërë veshin shurdh ndaj kërkesës së komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës.

"Ne nuk gëzohemi me dështimet e përditshme të kësaj qeverie, sepse faturën e tyre e paguajnë shqiptarët. Ndaj kemi pranuar kompromisin që i hap rrugë transparencës së zgjedhjeve", tha Rama në deklaratën e sotme për shtyp.

Ndërkohë paraditen e sotme, Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së radhës së qeverisë, deklaroi se më 1 korrik rreth 820 mijë punonjës të administratës dhe pensionistë do të përfitojnë rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve.

Publikuar: 09.06.2010 | 21:23
Lexuar: 484 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime