E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Festivali Folk1orik Shqiptar në Massachusetts vazhdon traditat e vendosura nga festivale të mëparshme të mbajtura në New York, Detroit, si dhe në shumë komunitete të tjera të ShBA-së. Performancat në këtë spektakël shoqëruan publikun në një udhëtim imagjinar në mbarë trevat e Shqipërisë dhe diasporës, duke përshirë Kosovën, Çamërinë dhe Arbërinë.
Festivali i Parė Folklorik Shqiptar nė SHBA










Tradita flet shqip në vatrën më të vjetër shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një atmosfere plot ngjyra kombëtare, komuniteti shqiptar në Boston, zhvilloi Festivalin e Parë Folklorik Shqiptar në Massachusetts.

Të pranishëm në këtë festival ishin zërat më të njohur të skenës shqiptare si Aurela Gaçe dhe Xhoni Athanas, ndërsa grupet e valleve "Bashkimi", "Gjergj Kastrioti" dhe "Rozafati" performuan potpuri vallesh nga çdo trevë shqipfolëse, të ndërthurura këto me kostumet tradicionale.

Festivali Folk1orik Shqiptar në Massachusetts vazhdon traditat e vendosura nga festivale të mëparshme të mbajtura në New York, Detroit, si dhe në shumë komunitete të tjera të ShBA-së. Performancat në këtë spektakël shoqëruan publikun në një udhëtim imagjinar në mbarë trevat e Shqipërisë dhe diasporës, duke përshirë Kosovën, Çamërinë dhe Arbërinë.

Ndërsa festivali ishte një spektakël maratonë prej katër orësh, për organizatorët, shoqata shqiptaro-amerikane e Massachusetts "Besa" dhe grupi i valleve "Bashkimi", ky eveniment do të kthehet në një traditë të përvitshme për komunitetin shqiptar në Boston.

Për të përshëndetur iniciativën e shqiptarëve të Bostonit, në këtë eveniment ishte i pranishëm edhe drejtori i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike në MTKRS, Esat Ruka, i cili e vlerësoi këtë nismë si një ndër më të suksesshmet për shqiptarët e diasporës.

Publikuar: 09.06.2010 | 23:52
Lexuar: 576 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime