E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi, ka thënë se pas përkrahjes fillestare nga donatorët, sektori privat në Kosovë ka filluar të shtojë aktivitetin e tij, ndërsa gjatë viteve të fundit edhe sektori publik ka intensifikuar përpjekjet për fytet e ngushta të infrastrukturës.
Privatizimi, proces jo i suksesshėm






Për të pasur një ekonomi më të zhvilluar, Kosova duhet të ketë sa më shumë investime të huaja direkte dhe duhet ta rrisë bruto-produktin vendor në nivel të barabartë me vendet e rajonit.

Kështu kanë thënë ekspertë ekonomikë të martën në konferencën me temën “Burimet e financimit për rritjen ekonomike: A ka para të mjaftueshme në Kosovë”, të organizuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në bashkëpunim me Zyrën Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO).

Guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi, ka thënë se pas përkrahjes fillestare nga donatorët, sektori privat në Kosovë ka filluar të shtojë aktivitetin e tij, ndërsa gjatë viteve të fundit edhe sektori publik ka intensifikuar përpjekjet për fytet e ngushta të infrastrukturës.

“Si rezultat i kësaj ka pasur rritje të GDP-së mesatarisht 6 për qind gjatë dekadës se fundit”, ka thënë ai, duke shtuar se kriza financiare globale ka pasur ndikim të lehtë negativ në rritjen e GDP-së në Kosovë, duke e ngadalësuar në 4 për qind në vitin 2009.

Ndërsa Renzo Davidi, kryesues i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, ka thënë se rritja e shpenzimeve në autostradë krijon deficite, e që sipas tij, nga 3.4 për qind të GDP-së në vitin 2010, ndërsa në vitin 2011 deficiti do të shkojë 5.5 për qind.

Ai ka shtuar se në Kosovë ka sasi të mjaftueshme të parave, ka likuiditet të mjaftueshëm në ekonominë e Kosovës dhe ka një bazë depozite në bankat e vendore, por sipas tij, kostoja e
financimit nga bankat është mjaft e lartë.

Sipas tij, është e nevojshme krijimi i një ambienti stabil makroekonomik, sepse siç ka thënë ai, kjo do të tërheqë investimet e huaja.

“Duhet të bëhet shumë punë sa u përket reformave strukturore, sidomos për vendet në transicion, dhe ne jemi këtu për ta ndihmuar këtë proces”, ka thënë ai.

Robert Wright nga Banka Raffesien në Kosovë, tha se në sektorin bankar në Kosovë ka para të mjaftueshme, por sipas tij, dhënia e kredive në shumë raste paraqet risk për bankat, për shkak të infrastrukturës ligjore dhe pengesave tjera burokratike.

“Për të mos pasur pengesa na kanë premtuar se infrastruktura ligjore do të vendoset në tremujorin e këtij fundit vitit, ose në tremujorin e parë të viti të ardhshëm”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Shpend Ahmeti, nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, ka thënë se në Kosovë përmes procesit të privatizimit nuk ka ndodhur një decentralizim i fuqisë ekonomike, e që sipas tij, nuk mund të thuhet se ka qenë një proces i suksesshëm.

Ai ka përmendur rastin kur një ndërmarrje në Serbi “Hemofarm”, e cila është shitur për 500 milionë euro, ndërsa të gjitha ndërmarrjet në Kosovë janë shitur mbi 400 milionë euro.

“Kjo tregon se si ka rrjedhur procesi i privatizimit, ku një ndërmarrje në Serbi është shitur sa të gjitha ndërmarrjet në Kosovë, prej se ka filluar procesi i privatizimit”, është shprehur ai.

Ai ka theksuar se në Kosovë nuk ka ndonjë investitor të huaj që ka ardhur dhe ka investuar dhe nuk do të mund të thuhet se ky proces ka qenë i suksesshëm. (zëri)

Publikuar: 10.06.2010 | 12:50
Lexuar: 305 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime