E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hashim Thaçi, pas tre vjetësh, me dorën e tij i mbushi formularët e deklarimit të pasurisë dhe me dorën e tij e dëshmoi se nuk është lider, por ndihmëtar i varfërimit të këtij populli. Humbës i elanit dhe i autoritetit të një shteti të ri. Kryeministër që nuk solli asnjë investitor, që nuk hapi vende të reja të punës, që nuk mbajti asnjë premtim paraelektoral.
Arbana XHARRA: Thaēi kundėr Thaēit!









Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbuluar diçka të re. Ka zbuluar që mund të na impresionojë me fjalët që do të jetë në ballë të luftës kundër korrupsionit në Kosovë. Kësaj floskule ai po ia shton edhe fjalët “se askush nuk është mbi ligjin”. Fjalë këto të mëdha, që i kanë hije një politikani që ka autoritet, i cili e do popullin dhe vendin e vet. Por, të mos mashtrohemi! Sepse duhet ta themi që këto fjalë do t’i kishin hije një kryeministri të ndershëm e të pakorruptuar. Por, fatkeqësisht ky kryeministër nuk është as i pakorruptuar e as i ndershëm!

Kur në nëntor të vitit 2007 nën udhëheqjen e atëbotë ende kryetarit të PDK-së, kur të gjithë ishim stërlodhur nga qeverisjet e korruptuara e me përplot skandale, të gjithë drejtuan sytë nga fituesi i ri - kjo parti e ky lider, që më në fund do të fillohej të qeverisej me duar të pastra.

Populli u bind që duhej ndryshim dhe ndryshimi ngjau. Skandalet më të mëdha të asaj qeverie që dilnin nga mediet ricikloheshin nga opozita me në krye me Thaçin. Ai dhe partia e tij ishin shembulli më i mirë i opozitës, që me fakte në dorë bindnin votuesit për dështimet e qeverisë së atëhershme. Nxorën strategji për zhvillim ekonomik, ngritën prioritet për zhvillimin e vendit, premtuan projekte konkrete.

Dhe më pas, Thaçi, si udhëheqësi i Qeverisë, nisi të ndjekë rrugën e atyre që pa ardhur në pushtet i kritikonte aq ashpër. Qeverisi me vendin disa muaj pa asnjë program qeverisës. Harroi premtimet që i dha popullit, i cili me votën që i dha e solli
në krye të vendit qe gati tre vjet, ditë për ditë, javë për javë, muaj për muaj. Doni shembuj? Ja një. Në vitin 2007 Hashim Thaçi OSBE-së i kishte deklaruar para të gatshme në xhirollogari: 540 euro.

Shtrohet pyetja: si ka mundësi që për tre vjet Thaçi të ketë 224 mijë euro në po të njëjtën xhirollogari? S’ka çfarë të shtohet më shumë këtu. Nuk duhet asnjë fakt më tepër për të dëshmuar se çfarë pune ka “bërë” që t’i mbushet xhirollogaria! Thaçi deklaroi 700 metra katrorë shtëpi, të cilën është duke e ndërtuar në 15 arë tokë. Kush ia dha apo ku e mori ai gjithë këtë pasuri? Ky kapërcim kaq i lartë në bursën e pasurimit - a nuk është arsye e bollshme të ndiqet prejardhja e kësaj pasurie të Thaçit?!

Hashim Thaçi, pas tre vjetësh, me dorën e tij i mbushi formularët e deklarimit të pasurisë dhe me dorën e tij e dëshmoi se nuk është lider, por ndihmëtar i varfërimit të këtij populli. Humbës i elanit dhe i autoritetit të një shteti të ri. Kryeministër që nuk solli asnjë investitor, që nuk hapi vende të reja të punës, që nuk mbajti asnjë premtim paraelektoral.

Në vend se të mburremi me Thaçin si kreun e qeverisë, i cili pati fatin ta shpallë Kosovën vend të pavarur, nesër, kur ky të shkojë nga pushteti, do ta kujtojmë si një kryeministër që nuk “çau kokën” për këtë vend, që pasuroi vetveten dhe ata që pat në taborin a nën sqetullat e tij. Fjalët e Thaçit për luftën që ai do ta bëjë kundër korrupsionit mund të jenë më se të vërteta. Por aspak të besueshme. Sepse së pari ai do të duhej të fillonte ta luftonte ... qëllojani kë: Hashim Thaçin pra!

Publikuar: 10.06.2010 | 13:06
Lexuar: 820 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime