Komiteti për Siguri i Komunës së Mitrovicës, nën drejtimin e Rizah Hazirit, nënkryetar i komunës, ka mbajtur mbrëmë vonë (22:30) një mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën është shqyrtuar incidenti i rëndë i shkaktuar nga ekstremistët serbë në lagjen veriore "Kodra e Minatorëve", ku janë sulmuar dhe lënduar rëndë pesë të rinj shqiptarë.
Mbrëmë, në Mitrovicë ekstremistët serbë, në lagjen veriore "Kodra e Minatorëve", kanë sulmuar dhe lënduar rëndë pesë të rinj shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:30, kur një grup ekstremistësh serbë, rreth 16 vetash, të veshur me uniforma të zeza, disa prej tyre të maskuar, i kanë sulmuar fizikisht të rinjtë shqiptarë, që po luanin në fushën e dedikuar për aktivitete sportive e rekreacion, pa u provokuar fare nga këta, thuhet në një komunikatë të Komitetit për Siguri të Komunës së Mitrovicës.
Me këtë rast lëndime të rënda kanë pësuar të rinjtë: Irfan Mustafë Cerani (1993), Bedri Xhemajl Cerani (1992), Ridvan Mustafë Cerani (1989), Valmir Faruk Kelnedi (1991) dhe Trim Fatmir Berisha (1990), njoftuan mediat kosovare.
Komiteti për Siguri i Komunës së Mitrovicës, nën drejtimin e Rizah Hazirit, nënkryetar i komunës, ka mbajtur mbrëmë vonë (22:30) një mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën është shqyrtuar incidenti i rëndë i shkaktuar nga ekstremistët serbë në lagjen veriore "Kodra e Minatorëve", ku janë sulmuar dhe lënduar rëndë pesë të rinj shqiptarë.
Sipas një komunikate të lëshuar mbrëmë vonë, Haziri i ka njoftuar anëtarët e Komitetit, se rreth orës 19:30 minuta të ditës së mërkurë, në lagjen e lartpërmendur, një grup ekstremistësh serbë, prej rreth 16 vetash, të veshur me uniforma të zeza, disa prej tyre të maskuar, i kanë sulmuar fizikisht të rinjtë shqiptarë që po luanin në fushën e dedikuar për aktivitete sportive e rekreacion, pa u provokuar fare nga këta.
Haziri ka thënë se lëndime të rënda me këtë rast kanë pësuar të rinjët Irfan Mustafë Cerani (1993), Bedri Xhemajl Cerani (1992), Ridvan Mustafë Cerani (1989), Valmir Faruk Kelnedi (1991) dhe Trim Fatmir Berisha (1990). Ai ka bërë të ditur se të lënduarit, pasi që u është dhënë ndihma e parë në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicë, janë dërguar për në spitalin e Vushtrrisë, prej nga pastaj, tre të parët, për shkak të lëndimeve të rënda janë dërguar për në spitalin e Prishtinës. Mësohet se më i riu, Irfani është në gjendje më të rëndë.
"Ne e dënojmë ashpër këtë incident të kriminelëve serbë, të paprovokuar nga askush, për të cilin mendojmë se është i paragjykuar dhe organizuar, me qëllim të destabilizmit të gjendjes dhe frikësimit të shqiptarëve, në mënyrë që edhe ata pak sish që kanë mbetur në lagje, të largohen nga atje, gjë të cilën organet e sigurisë dhe të gjithë ne së bashku, nuk duhet ta lejojmë të ndodhë", ka thënë Haziri.
Gjithnjë, sipas Hazirit, pas incidentit banorët shqiptarë janë tubuar në lagje dhe kanë shpreh shqetësimin dhe mllefin e tyre, për sulmin e bandave kriminale serbe dhe mos marrjes së masave të nevojshme ndaj tyre, duke kërkuar mbrojtje të sigurt, ose në të kundërtën menjëherë do të zhvendosen të gjithë nga atje. Ai ka thënë se ka informacione se kriminelët që e kanë shkaktuar incidentin i takojnë formacionit paramilitarë serbë "Obraz".
Po sipas Hazirit, shqetësimin e tyre e kanë shprehur edhe banorët shqiptarë të lagjeve tjera veriore, të cilët kanë kërkuar shtimin e masave të sigurisë në të gjitha lagjet ku jetojnë shqiptarët. "Pas ngjarjes, drejtuesit e komunës janë aktivizuar menjëherë, duke kontaktuar me banorët e lagjes dhe duke kërkuar nga ata që të mos zhvendosen nga atje. Ne i kemi njoftuar të gjitha organet kompetente dhe kërkojmë nga ato, përkatësisht nga policia e Kosovës, policia e EULEKS-it dhe KFOR-i që të ofrojnë mbrojtje dhe siguri maksimale për banorët shqiptarë, jo vetëm në Kodrën e Minatorëve, por edhe në lagjet tjera, në mënyrë që gjendjen e tensionuar ta mbajmë nën kontroll, me qëllim që ajo të mos eskalojë dhe të mos ndodhë më e keqja", ka thënë Haziri.
Nënkryetari Haziri i ka njoftuar anëtarët e Komitetit, se ka informacione se policia ka arritur që t'i arrestojë pesë serbë të dyshuar për shkaktimin e incidentit, të cilët janë: Stefan Gjuroviq, Aleksandër Arsenijeviq, Vllado Vukmanoviq, Llazar Zhivkoviq dhe Marko Bojiq. Për gjendjen e rëndë në lagjen e lartpërmendur dhe në lagjet tjera veriore të banuara me shqiptarë, ka folur edhe Rasim Veseli, drejtor i drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, i cili ka thënë se ka informacione se bandat e njëjta kanë shtie edhe me armë zjarri në drejtim të policëve, afër varrezave shqiptare, në momentin kur ata i kanë arrestuar të dyshuarit.
Po ashtu ai ka thënë se është ndërpre ndriçimi publik në lagjen "Lugina e Doktorëve", të banuar me shqiptarë, gjë që mund të priten provokime të tjera të ekstremistëve dhe në këtë lagje. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, ka thënë se duke pas parasysh se gjendja është vërtetë e rëndë në "Kodrën e Minatorëve", por edhe në lagjet tjera veriore të banuara me shqiptarë, Drejtori e tij do të jetë në gjendje mobile gjatë tërë natës, për t'i përcjell zhvillimet dhe për të marrë masa adekuate.