E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lideri i PDSH-se Menduh Thaci tha se eshte arritur marrëveshje vetëm për dy punë - zgjedhjet të jenë më 22 mars dhe presidenti i parë i Komisionit për lustrim të jetë nga Partia Demokratike Shqiptare. Nënkryetari i BDI-së Xhevat Ademi ka vlerësuar se në takimin e sotëm ishte arritur përparim i dukshëm. Zaev: Takime të domosdoshme të reja që të rregullohen dallimet mes partive shqiptare.
Partitė do ti vazhdojnė takimet e liderėve


Do të jetë e domosdoshme mbajtja e disa takimeve të liderëve që të sigurohen zgjedhje korrekte dhe demokratike që të tejkalohen dallimet mes partive shqiptare, deklaroi u.d. kryetar i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit të sotëm të kreut të katër partive më të mëdha parlamentare.

Sipas tij, shkaku për këtë janë qëndrimet e parashtruara politike të liderëve të dy partive shqiptare BDI-së dhe PDSH-së dhe konfrontimet e tyre lidhur me kontestet gjyqësore kundër anëtarëve të partive për incidentet e fundit në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që u mbajtën më 1 qershor të vitit të kaluar.

Nëse dëshirojmë që zgjedhjet të kalojnë të qeta dhe këtë ta verifikojë edhe bashkësia ndërkombëtare na mbetet të mbajmë takime deri në zgjedhjet presidenciale dhe lokale që të rregullohen qëndrimet mes partive shqiptare, tha Zaev.

Ai pohoi se, siç tha, opozita e takimeve të liderëve quhet si zbukurim, në këtë takim janë parashtruar dy çështje të rëndësishme në kërkesë të opozitës dhe është vendosur që së shpejti të formohet Komisioni i lustracionit, si dhe Qeveria t'i shpallë zgjedhjet nga ana e kryetarit të Kuvendit Veljanoski.

Nënkryetari i BDI-së Xhevat Ademi ka vlerësuar se në takimin e sotëm ishte arritur përparim i dukshëm dhe për këtë shkak, siç tha, "zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe lokale do të jenë të qeta me të cilat do të tjekalohet problemi i zgjedhjeve të parakohëshme paralamentare me të cilat Maqedonia kishte dëm të madh".

Ademi shtoi se në takim është parashtruar edhe një çështje shumë e rëndësishme dhe u arritë marrëveshja që së shpejti të funksionojë Komisioni i lustracionit.


Lideri i PDSH-se Menduh Thaci tha se eshte arritur marrëveshje vetëm për dy punë - zgjedhjet të jenë më 22 mars dhe presidenti i parë i Komisionit për lustrim të jetë nga Partia Demokratike Shqiptare, deklaroi lideri i partisë Menduh Thaçi pas takimit të sotëm të kryetarëve të katër partive më të mëdha parlamentare.

Për Thaçin takimi ka qenë i suksesshëm. Ai tha se Qeveria gjithmonë kur ka pasur probleme e ka përdor opozitën si ndihmëse ortopedike dhe kërkoi që ky të jetë takimi i fundit kushtuar temave që i hap Qeveria.

"Kalon koha e tolerancës sonë. Kjo Qeveri bën tre gabime të mëdha. E shkel Ligjin e amnistisë, nuk e realizon Marrëveshjen e Ohrit dhe në mënyrë të vetëdijshme i bllokon proceset integruese. Politika e këtillë është shqetësuese për qytetarët", theksoi lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.

Publikuar: 10.01.2009 | 09:09
Lexuar: 348 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime