E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri informoi se për dhënien e maturës shtetërore janë paraqitur 18.626 maturantë dhe janë më shumë për rreth një mijë nga viti i kaluar. Më 12 qershor ata do ta japin lëndën e parë eksterne - gjuhën amtare, ndërsa më 14 qershor - gjuhën e huaj ose matematikën. Edhe këtë vit është më i vogël interesi për matematikë, për të cilën janë paraqitur rreth dy mijë maturantë.
Mbi 18 mijė nxėnės do tė nė provim tė maturės











Ministri Nikolla Todorov vlerëson se lëshimet në arsim në vitin 2009/2010 nuk janë të karakterit thelbësor, ndërsa për problemin me distribuimin e librave falas nuk ndjen përgjegjësi, sepse, siç tha, është i fokusuar në tejkalimin e tij. Pret me aplikim elektronik dhe të dhënat e sakta për librat e nevojshme të mos ketë mungesë në vitin shkollor 2010/2011.

"Nuk mund që cilido ministër të jetë përgjegjës për atë që është lëshuar në të kaluarën. Thelbi është që cilat hapa të ndërmerren. Në arsim asgjë nuk bëhet shpejt. Reforma e librave dhe programeve është proces i gjatë. I mësuam gabimet dhe lëshimet e bëra dhe jam i sigurtë se vitin e ardhshëm shkollor ato do të përmirësohen dhe nxënësit nuk do të kenë probleme më të mëdha", deklaroi Todorov për mediat pas takimit të sotëm me përfaqësues të Odës ekonomike të Maqedonisë.

Për veprimet e Gjykatës kushtetuese, megjithatë tha se nuk mund t'i parashikojë dhe se e intereson elaborimi lidhur me iniciativën për vlerësimin e kushtetueshmërisë që bashkësitë etnike ta mësojnë gjuhën maqedonase nga klasa e parë.

Ministri informoi se për dhënien e maturës shtetërore janë paraqitur 18.626 maturantë dhe janë më shumë për rreth një mijë nga viti i kaluar. Më 12 qershor ata do ta japin lëndën e parë eksterne - gjuhën amtare, ndërsa më 14 qershor - gjuhën e huaj ose matematikën. Edhe këtë vit është më i vogël interesi për matematikë, për të cilën janë paraqitur rreth dy mijë maturantë. (mia)

Publikuar: 10.06.2010 | 20:46
Lexuar: 891 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime