E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Rasti ka ndodhur në ora 02:15 minuta të mëngjesit, kemi qenë në gjumë bashkë me fëmijët. Ka ndodhë ajo, që mund të them atentat, sepse nuk i kam borxh askujt, përkundrazi më kanë borxh. Vlerën e dëmit e dinë vetëm shpirti imë.
Digjet restorant Konaku nė Ēajlanė tė komunės sė Sarajit












Në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Çajlanë të Komunës së Sarajit, persona të panjohur i kanë vënë zjarrin restorantit “Konaku”. Pronari, Pajazit Uzairi këtë akt e cilëson si atentat ndaj tij dhe familjes. Ai shprehet i revoltuar edhe me intervenimin e vonuar të zjarrfikësve të cilën arritën në vend ngjarje vetëm pasi zjarri kishte shkrumbuar restorantin.

“Rasti ka ndodhur në ora 02:15 minuta të mëngjesit, kemi qenë në gjumë bashkë me fëmijët. Ka ndodhë ajo, që mund të them atentat, sepse nuk i kam borxh askujt, përkundrazi më kanë borxh. Vlerën e dëmit e dinë vetëm shpirti imë.

S’kemi mund të bëjmë asgjë, s’kemi pas as ndihmë, zjarrfikësit janë vonuar një orë e gjysmë. Nuk i kam bërë keq askujt, të gjithë më njohin, me askënd nuk jam zënë. Me fqinjët e çojmë mirë”, tha Pajzit Uzairi, pronar i restorantit “Konaku”.

Në këtë restorant mbrëmë kanë festuar maturantët e fshatit Bojanë, Llaskarcë dhe Paniçar. Incidenti ka ndodhur disa orë pas maturantët kanë përfunduar mbrëmjen e tyre.

“Ky restorant është apostafat për ahengje, bankete, fejesa, këtu nuk përdoret alkooli, dhe as që do të përdoret. Më kanë marrë në qafë kotë së koti. Jam nga Tetova, ndoshta dikush ka xhelozuar, vetëm zemra e tij e di, inshalla Zoti ia bjen mbi krye.

Megjithëse ekspertiza punon po kryen hetimet dhe ato më thanë se 100 për qind do e gjejnë”, u shpreh pronar i restorantit “Konaku”, Pajazit Uzairi.

Rasti është konfirmuar edhe nga përfaqësuesit e Ministrisë e Brendshme të cilën në linjë telefonike par Alsat thanë se i kanë ndërmarrë të gjitha masa për të zbardhjen e plotë të rastit.

Bedri Rexhallari

Publikuar: 10.06.2010 | 21:41
Lexuar: 711 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime