E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“The Economist” thekson se Shqipëria vazhdon të jetë e paralizuar që nga qershori i vitit të kaluar, ku pas zgjedhjeve opozita pretendon se rezultati i votimit është manipuluar.
“The Economist”: Shqipėria rrezikon BE-nė








Revista e njohur angleze, “The Economist” i ka kushtuar një artikull të veçantë situatës politike në Shqipëri. Nën titullin “Po vallëzohet, por nuk po lëvizet – Kriza ka paralizuar Shqipërinë”, revista nis me një krahasim pa fshehur alegorinë. Shqiptarët që dikur vallëzuan në mënyrë sfiduese në gojën e ujkut, d.m.th. “imperializmit”, tashmë po vallëzojnë në gojën e krokodilit, në një restorant të njohur të Starsburgut, për të zgjidhur konfliktet mes dy partive të mëdha.

“The Economist” thekson se Shqipëria vazhdon të jetë e paralizuar që nga qershori i vitit të kaluar, ku pas zgjedhjeve opozita pretendon se rezultati i votimit është manipuluar.

Shkrimi analizon gjithë aksionin politik të opozitës, që nga protestat në të gjithë vendin dhe në Tiranë, deri në grevën e urisë. Berisha pretendon se nuk ka manipulim të procesit, por “The Economist” i referohet rastit të Ruzhdijes, ku hetimi vetëm në një qendër tregoi se shuma vota ishin hedhur nga njerëz që nuk ishin fare në
Shqipëri ditën e votimit, apo nga votues që nuk kanë patur asnjë dokument identifikimi.

Shkrimi i rikthehet sërish takimit te Krokodili dhe përpjekjeve të evropianëve për të normalizuar situatën politike në vend. Madje sipas “The Economist”, evropianët u detyruan të bëheshin dhe pak brutalë kur vunë kushte të qarta për politikanët shqiptarë.

Shqipëria ka aplikuar për statusin e vendit kandidat, por për BE-në kusht i fortë është funksionimi i një demokracie normale. Nëse Rama dhe Berisha, shkruan “The Economist”, nuk zgjidhin krizën, atëherë europarlamentarët do të rekomandojnë pezullimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat.

Madje sipas revistës, kjo grindje e gjatë politike mund të pengojë edhe liberalizimin e vizave për shqiptarët brenda zonës Shengen.

Shkrimi në “The Economist“ analizon dhe situatën ekonomike në vend. Sipas saj, Shqipëria është i vetmi vend që në letër nuk po sheh si po tkurret ekonomia. Remitancat e emigrantëve kanë rënë, ndërsa mjaft emigrantë nga Greqia janë kthyer. (BW/Zëri)

Publikuar: 11.06.2010 | 12:40
Lexuar: 695 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime