Çfarë mund të mësojmë nga mënyra se si Kennedy po përpiqej të ripërcaktonte rolin e SHBA-së në botë dhe ftonte amerikanët të ishin pjesë e këtij ndryshimi? Kush ishte John Fitzgerald Kennedy i vërtetë? Rebusi fillon me Kennedy-n si person, një njeri politikisht kompleks, fjalimet e të cilit shpeshherë përhapnin në ajër shigjeta ashtu si dhe degë ulliri.
Revista Time: Kush ishte në vërtetë presidenti amerikan
Ndihmësit besnikë të John F. Kennedy në Shtëpinë e Bardhë, Kenneth Donnell dhe Dave Powers e titulluan librin e tyre të kujtimeve të vitit 1972, "Johnny, ne pothuajse s?të njohëm fare", pavarësisht faktit se ata shërbyen nën administratën e tij që kur ai ishte një kandidat te kongresi i ri në Boston.
Kështu që, nuk është çudi fakti se amerikanët po përpiqen për gjysmë shekulli që prej Presidencës së tij të ndërprerë se kush ishte në të vërtetë John Kennedy.Ndërsa Shtetet e Bashkuara e gjejnë veten sërish në një luftë të pafundme, kësaj radhe kundër terrorit apo mbase kundër vetë frikës, pyetja mbi trashëgiminë që Kennedy la vjen më se e nevojshme. Cila është mënyra e duhur, sipas së cilës Amerika duhet të lundrojë nëpërmjet një botë kur armiqtë duket se janë kudo dhe askund në të njëjtën kohë?
Çfarë mund të mësojmë nga mënyra se si Kennedy po përpiqej të ripërcaktonte rolin e SHBA-së në botë dhe ftonte amerikanët të ishin pjesë e këtij ndryshimi? Kush ishte John Fitzgerald Kennedy i vërtetë? Rebusi fillon me Kennedy-n si person, një njeri politikisht kompleks, fjalimet e të cilit shpeshherë përhapnin në ajër shigjeta ashtu si dhe degë ulliri.
Gjatë fjalimit të tij të famshëm inaugurial Kennedy, ndërkohë që u zotua se kombi "do të paguante çdo çmim, do të mbante çdo peshë, të përballej me çdo vështirësi, të mbështeste çdo mik, të kundërshtonte çdo armik për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë", lideri i ri gjithashtu "bëri paqe" me përplasjen e zakonshme sovjetike të kohës së tij dhe ftoi çdo armik që të bashkohej në "synimin e ri për paqe, para se fuqitë e errëta të shkatërrimit të ndërsyera nga shkenca të gllabëronin gjithë njerëzimin".
Djaloshi John Kennedy kishte një neveri të thellë për luftën, për shkak të eksperiencës së tij dhe të familjes së tij me të. "Çdo lloj lufte është budallallëk", i shkruante ai shtëpisë nga barka e tij në Paqësor gjatë Luftës së Dytë Botërore. Lufta shkatërroi sensin e pathyeshmërisë hyjnore të familjes. Vëllai i tij i madh, Joe, vdiq në një shpërthim në Kanalin Anglez, pasi doli vullnetar për një mision të rrezikut të lartë dhe bashkëshorti i motrës së tij të dashur, "Kick" Kennedy, gjithashtu u vra në luftë.
Por Kennedy dhe vëllezërit e tij gjithashtu ishin edukuar për të qenë fitues, nga babai i tyre, të mos pranonin asnjëherë humbjen. Dhe kur ai hyri në fushatën presidenciale kundër Richard Nixon, 1960, ai ishte i përgatitur të bënte çdo gjë për të triumfuar.Duke punuar me presidentin e sapozgjedhur të familjes Kennedy në vilën në "Palm Beach" në janar të vitit 1961, shkruesi i fjalimeve Theodore Sorensen, u përpoq të gërshetonte dy anët e J.F.K, kur të dy burrat po përpiqeshin të krijonin fjalimin e inaugurimit të Presidentit. Duke vështruar pas në kohë, thotë Sorensen sot, fjalia më e rëndësishme e atij fjalimi nuk ishte "Mos pyesni se çfarë vendi juaj mund të bëjë për ju, pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj". Fjalia më e rëndësishme ishte, "Vetëm kur armët tona të jenë të mjaftueshme përtej dyshimeve, mund të jemi të sigurt përtej dyshimeve se ato mund të përdoren ndonjëherë".
Ky mesazh paqeje nëpërmjet forcës "ishte politika e Kennedy-t e thënë shkurt", shprehet Sorensen.Menjëherë pas vrasjes së John F. Kennedy, ai u mbështoll në aventura të pafundme mitesh. Në vitet e mëvonshme, ai ka rënë gjithashtu pre e kundërpërplasjeve revizioniste, i portretizuar në libra dhe media si një princ dekadent që vuri vendin në rrezik me sjelljen e tij moskokëçarëse. Ndërkohë që jeta private e Kennedy-t sigurisht që nuk do të kalonte pa u vënë re nga vështrimet e hollësishme të publikut sot.
Ky interpretim patologjik humb thelbin e historisë së presidencës së tij. Në administratën e John F. Kennedy-t ekzistonte një madhështi heroike që s?kishte të bënte fare me mjegullnajat e Kamelotit. Ishte një presidencë që u ndesh me kohën e saj dhe arriti të gjente një pjesë të madhështisë. Në kulmin e Luftës së Ftohtë, Kennedy gjeti mënyrën për t?u tërhequr nga gremina bërthamore.
Nën presione të papërkulshme për të shkuar në luftë, ai zgjodhi paqen. Ai foli me armiqtë e tij; ai njohu limitet e fuqisë amerikane; ai kuptoi se fuqia e vërtetë e këtij vendi rrjedh nga idealet demokratike dhe jo nga anijet ushtarake. Ai vazhdon të jetë një pararendës i kohës së tij.
1. Luftëtari i paqes
Gjatë fjalimit të tij të famshëm inaugurial Kennedy, ndërkohë që u zotua se kombi "do të paguante çdo çmim, do të mbante çdo peshë, të përballej me çdo vështirësi, të mbështeste çdo mik, të kundërshtonte çdo armik për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë", lideri i ri gjithashtu "bëri paqe" me përplasjen e zakonshme sovjetike të kohës së tij dhe ftoi çdo armik që të bashkohej në "synimin e ri për paqe, para se fuqitë e errëta të shkatërrimit të ndërsyera nga shkenca të gllabëronin gjithë njerëzimin".
2. Rruga e kujdesshme drejt të drejtave civile
Historianët kanë tendencën të besojnë se reagimi i John Kennedy-t ndaj të drejtave civile para dhe gjatë presidencës së tij të shkurtër sishte asgjë tjetër veç një lloj cinizmi politik. Qëndrimi i ftohtë e John F. Kennedy-t ndaj projektligjit të të drejtave civile të vitit 1957, i cili ishte përpjekja e parë madhore për të avancuar barazinë racore që prej post-Luftës Civile bëri që lideri i të drejtave civile të njerëzve me ngjyrë, Roy Ëilkins të kritikonte publikisht John Kennedy-n duke u shpreshur se ai po fërkonte bërrylat politikë me segregacionistët e jugut.
3. Rebusi katolik
Fitorja e John F. Kennedy ndaj Richard Nixon në vitin 1960 erdhi e mbushur me simbole dhe mësime. Ishte triumf i vizionit mbi eksperiencën, i pasurisë mbi varfërinë, lindjes ndaj perëndimit, plejbojit ndaj moralistit. E për arsyen se një katolik mundi për herë të parë një protestant, rezultati çoi në varrosjen e fanatizmit fetar. Kennedy e merrte shumë lehtësisht çështjen e besimit; ai nuk ishte shumë i dhënë pas ritualeve. Ai bëri përpjekje për të ndjekur meshën teksa udhëtonte nëpër vend gjatë fushatës së tij elektorale.
4. Thirrje për veprim
Thirrja gjatë fjalimit të inaugurimit të Kennedy-t, Mos pyesni çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju; pyesni çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj, frymëzoi një brez të tërë në vitet 60 që transformoi Amerikën me kurajo dhe dedikim. Kjo është një prej trashëgimive më të mëdha që ka lënë pas Kennedy. Prandaj është krijuar një çmim Courage Award në emër të librarisë Kennedy që nderon zyrtarët në çdo nivel qeveritar përgjatë spektrit politik ku gjenden, të cilët veprojnë në interes të publikut pa marrë parasysh pasojat e pasurisë dhe fatit të tyre personal.
5. Faktori stil
Çdo president amerikan ka lënë gjurmë në stili amerikan, por asnjë si John Kennedy. Ishte stili i tij ai që i dha formë stilit amerikan të shekullit të 20-të. Kennedy hoqi nga moda kapelet e meshkujve, duke mos mbajtur një të tillë gjatë fjalimit të tij presidencial dhe ktheu xhaketën sportive blu në modë. Një prej faktorëve më interesantë të pamjes së Kennedy-t ishin syzet e diellit, shoqëruar me makinat e hapura lart. Ishte pikërisht lehtësia me të cilën ai vishej që e bënte të dukej interesant dhe i natyrshëm.
6. Pasioni sekret
John Kennedy-t i pëlqente të mbante sekrete, pothuajse aq shumë sa i pëlqente ti dëgjonte ato. Një prej sekreteve të ruajtura më mirë ka qenë pasioni i tij për lojën e golfit. Gjatë kandidaturës për president në vitin 1960 Kennedy bëri gjithçka ishte e mundur që të mos merrej vesh dashuria e tij për këtë lojë. Kjo për arsye sepse golfi shihej si një lojë e shtresës së lartë e Kennedy vinte për të bërë një ndryshim e nëse amerikanët e merrnin vesh se atij i pëlqente golfi, kjo do e dëmtonte kandidaturën e tij. Për këtë arsye, Kennedy ka luajtur lojën e tij të preferuar gjithnjë në mënyrë sekrete.
7. Vdekja e Kennedy-t
Menjëherë pas vrasjes së John F. Kennedy, ai u mbështoll në aventura të pafundme mitesh. Në vitet e mëvonshme, ai ka rënë gjithashtu pre e kundër-përplasjeve revizioniste, i portretizuar në libra dhe media si një princ dekadent që vuri vendin në rrezik me sjelljen e tij moskokëçarëse. Ndërkohë që jeta private e Kennedy-t sigurisht që nuk do të kalonte pa u vënë re nga vështrimet e hollësishme të publikut sot. Ky interpretim patologjik humb thelbin e historisë së presidencës së tij. Në administratën e John F. Kennedy-t ekzistonte një madhështi heroike që s?kishte të bënte fare me mjegullnajat e Kamelotit.