E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Instituti Amerikan për Kërkimin e Energjisë, "Casey", e rendit Shqipërinë si një nga vendet me potenciale të jashtëzakonshme në energjetikë dhe naftë në Evropë.
Instituti amerikan: Shqipėria, njė









Përmes një raporti të hartuar nga drejtori i strategjisë së tregjeve pranë këtij instituti, Marin Katusa, Shqipëria cilësohet si vend potencialisht tërheqës për kompanitë e mëdha, biznesi i të cilave merret me energjetikë apo prodhim nafte. "Pas një të kaluare të trazuar, Shqipëria me potenciale të pasura për investime, është duke ecur drejt një modernizimit të një vendi me klimë të favorshme për të bërë biznes me suksese të mahnitshme.

Në Shqipëri, investitorët e huaj do të gjejnë gjithnjë një shtëpi të lumtur për projektet e tyre. Edhe pse e pasur me male e shkëmbinj, burimet dhe potencialet e naftës në Shqipëri janë të destinuara të kenë një fund të suksesshëm përsa i përket prodhimit", shprehet drejtori i IKE. Pikërisht referuar potencialeve që Shqipëria ofron në sektorin e energjetikës si dhe prodhimit të naftës, Katusa e cilëson Shqipërinë si një diamant të dorës së parë.

Ai bën një përshkrim të shkurtër lidhur me historinë e Shqipërisë, duke theksuar ngrirjen e zhvillimit të ekonomisë, shfrytëzimit të potencialeve energjetike dhe të naftës gjatë periudhës së regjimit komunist. Duke u ndalur në vitet 1990, Katusa vë në dukje se, "rrëzimi i regjimit komunist u pasua me përmirësimin e situatës ekonomike në vend. Shqipëria kaloi në një sistem shumë partiak drejt një sistemi me treg të hapur. U krijuan vende të reja pune, inflacioni u ul dhe vendi ka mbajtur një rritje të qëndrueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto në masën 8%".

Katusa shpreh optimizëm lidhur me kushtet që Shqipëria ofron për investitorët e huaj, ndërsa i fton ata që të shfrytëzojnë burimet që vendi ofron në rezervat energjetike si dhe ato të naftës. Në fund të raportit të tij, Katusa lëshon një mesazh për investitorët: "Mësoni se për kompanitë e naftës dhe të burimeve energjetike që të investojnë në rrugën e duhur drejt suksesit është esenciale që çdo investitor të jetë i kujdesshëm për të kapur sa më shpejt burimet e duhura të naftës, të cilat në këto kohëra janë kaq shumë të kërkuara", shkruan më tej zyrtari i lartë i Institutit amerikan të Kërkimit të Energjisë. (qik)

Publikuar: 11.06.2010 | 18:19
Lexuar: 425 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime