E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjilansja Njomza Kallaba me stilin e saj të veçantë me zërin melodik dhe me një profesionalizëm muzikor është emri qe premton shumë. Ajo çdo ditë e më shumë përvetëson skenën muzikore, flet video klipi i saj Koza nostra 2010, flasin sukseset nëpër festivale dhe një mori aktivitetesh muzikore me emra të mirënjohur shqiptar. Njomza me kënaqësi të veçantë flet ekskluzivisht për lexuesit e Yll Press-it.
Njomza: Jam rritur me tingujt e muzikės















Intervistoi: Avni Osmani

Na tregoni pak për hapat e parë,si ju lindi ideja të bëheni këngëtare dhe pse pikërisht zgjodhët muzikën si profesion jete?

Njomza Kallaba: Të ju them të drejtën në fillim nuk ka qene ide e imja të jem këngëtare,mirëpo meqenëse se jam rritur në një rreth muzicientësh sikur edhe te unë u çfaq ajo dëshirë ,nejse të mos e zgjas shumë,kam vijuar shkollën e ulët të muzikës në instrumentin violinë 6 vite,pastaj në shkollën e mesme të muzikës isha në degën kanto(solokëndim), piano, dhe kështu ky rrugëtim i muzikës ka zgjatur dhe vazhdon akoma sot e kësaj dite.Muzikën e ndjej që nga fëmijëria,mund të them se jam rritur me tingujt e muzikës dhe e dua me gjithë shpirt këtë profesion që ta fisnikëron shpirtin.

Keni studiuar në USHT ,si do të na e përshkruash me disa fjalë periudhën studentore ,çfarë mbresash ju ka lënë ajo kohë ?

Njomza Kallaba: Po ajo kohë vërtetë ka qenë shumë e mirë, në akademinë e Muzikës atje në Tetovë kam pasur shumë koleg të mirë dhe shumë profesionist andaj ishte kënaqësi të jesh student i arteve në përgjithësi.

Me video klipin Cosa nostra 2010 keni qenë tepër e suksesshme ,na tregoni se çfarë jeni duke punuar çfarë mund të presin adhuruesit tuaj nga ju, a ka ndonjë surprizë, këngë te re apo …?
Njomza Kallaba

Njomza Kallaba: Po.Klipi Koza Nostra 2010 ka patur sukses të madh si në Kosovë, Maqedoni poashtu edhe në Shqipëri dhe jam nda shumë e kënaqur që është pritur mirë nga publiku. Tash për momentin jam duke punuar një këngë të re dhe jam në bisedime me disa produksione ku do të bëhen xhirimet e klipit që së shpejti do të fillojmë. Është një këngë ritmike e punuar nga Virusi me tekst të Avni Qahilit, besoj se do të kem sukses edhe me këtë këngë. Përndryshe albumi im do të jetë kësaj vere në treg,le të jetë befasi kjo për lexuesit ,kur ta dëgjojnë do ta vlerësojnë vetë.

Edhepse festivalet e muzikës janë të pakta tek ne ju a keni patur oferta të merrni pjesë dhe çfarë donë të thotë për një profesioniste si ju pjesëmarrja nëpër festivale .A mendoni se festivalet ngrejnë autoritetin dhe krijojnë famë te një artiste si ju?

Njomza Kallaba: Vitin e kaluar kam marrë pjesë në festivalin Top Fest 6 me një baladë të punuar nga: muzika-Armend Rexhepagiqi, orkestrimi Darko Dimitrov me tekst të Aida Barakut. Balada titullohet “O nënë” dhë është pritur shumë mirë.Edhe në Kosovë kam marë pjesë në festivalin çelësi muzikor me një këngë poashtu të punuar nga muzika A.Rexhepagiq,orkestrimi Florent Boshnjaku dhe teksti i Aida Barakut ku jam shpërblyer me çmimin e dytë .
Njomza Kallaba

Tani kam marrë një ofertë për pjesëmarrje në festivalin Kënga magjike 2010,shpresoj të mar pjesë por akoma nuk dihet. Për mendimin tim festivalet tek ne, me disa përjashtime ,akoma nuk e kanë organizimin e mirëfilltë por mendoj se Ministria e Kulturës do të angazhohet në këtë drejtim .Për një këngëtar të mirëfilltë pjesëmarrja paraqet përvojë dhe bagazh në rrugën e karrierës që e përcjell më tutje.

Jeni e përkushtuar kryekëput pas muzikës - na tregoni a është vështirë të jetohet nga arti respektivisht nga profesioni i juaj këtu tek ne ,pra në Kosovë edhe në hapsirat shqiptare?

Njomza Kallaba: Me të thënë të drejtën unë personalisht nuk jetoj me të ardhurat e fituara nga muzika, falemenderoj në radhë të parë familjen dhe miqtë e mi të afërm që me përkrahin në këtë kohë të vështirë që po kalojmë ne artistët në përgjithësi .
Njomza Kallaba

A mendoni se sot publikut ,gjegjësisht dëgjuesit i ofrohet muzikë e mirëfilltë dhe me vlera?

Njomza Kallaba: Unë nuk jam kritik muzike(hehe)që të merem me atë se çfarë i ofrojmë publikut ne këngëtarët .Unë flas vetëm në emrin tim personal –mundohem që të ju ofroj muzikë të mirëfilltë normal me rima të ndryshme muzikore dhe normal të mos e bastardoj vlerën tonë shqiptare,kjo është një temë e gjatë që duhet diskutuar shpesh. Mbi të gjitha unë do të mundohem që të mbaj misionin tim me muzikë të mirëfilltë dhe me vlera.

Çfarë mendoni për disa individë pseudo këngëtar që muzikën e shohin vetëm si mjet përfitimi material?

Njomza Kallaba: Mendoj se kjo nuk do të zgjas shumë sepse masa veç ka nisur të kuptoj dhe të gjykoje vetë. Normal në muzikë ekziston një lloj përfitimi material mirëpo aj fitim duhet të jëtë duke kultivuar te mirëfilltën e jo duke bastarduar muzikën shqipe siç ndodh në ditët e sotme. Mendoj se duhet të ndërmerren masa dhe të bëhet një reduktim dhe një lloj cenzure në lidhje me këtë problematikë.

Cili zhanër është më i rëndë për tu kënduar, cili zhanër ju tërheq më së shumti juve?

Njomza Kallaba: Pyetje e qëlluar .është fakt se muzika ka shumë zhanre,dhe secili dallon dhe nuk është lehtë të këndohen të gjitha zhanret. Mua më tërheq zhanri RNB dhe POP,por edhe populloren e dua shumë.

Cili është aj person nga arti ,gjegjësisht nga muzika të cilin e adhuroni dhe do të kishit pasur dëshirë të uleni dhe ta pini një kafe bashkë?

Njomza Kallaba: (qesh)Ka shumë por mua më pëlqen shumë si këngëtare Toni Braxton.

A keni ndonjë aktivitet tjetër apo ndonjë hobi tjetër jashtë muzikës?

Njomza Kallaba: Po ,unë kam edhe një profesion tjetër ,përndryshe ne të dy jemi koleg sa i përket gazetarisë. Kam diplomuar në fakultetin komunikimi masiv gazetaresk, por nuk e ushtroj këtë profesion, mirëpo shpresoj se në të ardhmen do të punoj si moderatore. Hobi e kam sportin e tenisit.

Mesazhi i juaj për lexuesit e Yll-Pressit?

Njomza Kallaba: Desha të ju falënderoj juve personalisht që gjetët kohë për të ma bërë këtë intervistë dhe ju përgëzoj për punën që e bëni kaq me përkushtim, kurse lexuesve të Yll Press-it i falemnderoj që gjetën kohë dhe shfletojnë këtë intervistë timen me dëshira që gjithë juve të ju prijë shëndeti dhe e mbara. Ju dëshiroj punë të mbarë, lexuesve shumë suksese –faleminderit edhe njëherë redaksisë suaj.




Publikuar: 11.06.2010 | 18:35
Lexuar: 1744 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Mrika (11/06/2010 22:23:31) Bravo, shume mire Njomza...te uroj sukses ne te ardhmen, mpuuuq mpuuuqqqq
uzair (11/06/2010 23:30:39) suksese Njomza po ashtu edhe redaksis se yllpressit suksese.... Avni si paske qendruar qe ti besh intervnist hmm hehe
Jeta (11/06/2010 23:50:26) Interviste e mrekullueshme ,suksese Njomza,te lumte ti Avni je number one si ne gazetari poashtu edhe ne aktrim
adriatiki (12/06/2010 04:01:10) shume intervist e mire Njomza suksese loqki cka flasin tjert mos ta nin je njishi puqqqqqqqq ja ki shti tutat dove mpuqqqqqqq.suksese bravo yllpressit suksese shume.
armendi sk (12/06/2010 04:03:23) hej si loqk kuke Njomza bravo edhe halall gjitha e paske suksese nje fans i joti jam puqqqqqqqqqq.yllipres shume pytje te qellume po edhe Njomza kuka intelegjente jo trullajk si shumica e kengtareve klm suksese.
lena (12/06/2010 04:09:49) hej Nomza shume pom pelqen intervista bravo suksese shume te ardhmen,puqqqqqqq.
mondi (12/06/2010 05:24:17) vala kuke femer se jo llaf edhe intervista hallall njomza suksese te metutjeshme.
dena (13/06/2010 04:26:39) Valla njomza hiq spom pelqejka kenga,po nejse tash krejt qeshtu po bojn..suksese
blinera (14/06/2010 18:10:50) shum mir Njomz ...veq suksese ne te ardhmen se ke me arrit shum ... puch puch
mina (15/06/2010 05:46:52) Njomza si loqk kuke mpuqqqq edhe kanga perfekt ani refreni ne vesh mka met te duaaaaaaaaaaaaaaa.
Niitaa (22/06/2010 22:41:30) Loqkkkk taa duu kangenn...Intervista perfekteee krejtt Pytjee t'qellumee..veqqq suksesee ne t'ardhmenn...tduaaa<3
arjaniti (24/06/2010 06:35:11) njomza intervista perfekt edhe ti shume sexxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx goooooooooooo
donati (25/06/2010 07:06:04) oj NJOMZAAAAAAAAAA te adhuroj ma kanga Semafori shume e fort po edhe kjo Koza NOSTRAAAAAAAA MPUQQQQQQQQQQQQQQQ.
arditi (30/06/2010 17:19:41) sije esipokaloni najtere kajo one jama arditi nedaq mebisedu me mo bisedojm meket imel
Drennusha Kallaba (06/07/2010 19:30:22) ttDuu nnjommz <3<3
njomza (05/10/2010 01:05:46) Falemnderit shume per komentet,me vjen mir nga ana juaj qe keni gjet kohen dhe e keni nda kete inerviste me mua flm shume ylli press dhe falenderim i veqant per ju te gjith lexues te dashur me respekt Njomza Kallaba.
jeta (14/02/2011 23:08:16) jo e mir po shum e mir koke se si ni princesh po dal

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime