"Kjo posaçërisht që në llogaritë, nuk është theksuar për cilën periudhë i dedikohet borxhi i mbetur, fakt i cili është i rëndësishëm për shkak se kompensimi për energji elektrike të shpenzuar, sipas Ligjit për marrëdhënie obliguese, vjetërohet për një vit në qoftë se me kohë nuk është ngritur procedurë për pagesë të dhunshme nuk mund të kërkohet kryerje e dhunshme", thuhet në kumtesën nga Avokati i Popullit.
Avokati i Popullit, pas ankesave të shumta, informative të grumbulluara dhe verifikimet e bëra, sot me kumtesë i informoi qytetarët se borxhi i mbetur në llogaritë e reja për energji elektrike për muajin maj të këtij viti, për të cilin nuk është ngritur procedure gjyqësore, nuk duhet ti shqetësojë qytetarët për shkak se nuk mund të jetë arsye për kryerje të dhunshme.
"Kjo posaçërisht që në llogaritë, nuk është theksuar për cilën periudhë i dedikohet borxhi i mbetur, fakt i cili është i rëndësishëm për shkak se kompensimi për energji elektrike të shpenzuar, sipas Ligjit për marrëdhënie obliguese, vjetërohet për një vit në qoftë se me kohë nuk është ngritur procedurë për pagesë të dhunshme nuk mund të kërkohet kryerje e dhunshme", thuhet në kumtesën nga Avokati i Popullit.
Në të, ai e informoi opinionin edhe se lidhur me fillimin e zbatimit dhe ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për ekzekutim, me të cilat parashikohet mënyrë e re e kryerjes së llogarisë jo në kohë të paguara.
"Me të njejta ndryshime parashikohet që vendime për kryerje të marrin noterët me propozim të kreditorit, me ç'rast debitori ka të drejtë për ankesë deri te noteri në afat prej 8 ditë nga hyrja e vendimit dhe në qoftë se ankesa është në kohë dhe dopushten, noteri e dërgon deri te gjyqi kompetent themelor lokal. Dhe sipas këtij ligji nuk mund të kërkohet kryerje e borxhit për të cilën ëahtë paraqitur vjetërsi, ndërsa me kohë nuk është ngritur procedurë për pagesë të dhumshme", thuhet në kumtesë.
Për procedurat veçmë të filluara për kryerje deri në ditën e zbatimit të këtij ligji do të zbatohen dispozitat nga Ligji për provedurë ekzekutuese, por më së voni deri më 1 korrik të vitit 2010.
Njëkohësisht Avokati i Popullit i informon qytetarët se në rast të shkeljes së të drejtave të tyre me mënyrën e re të kryerjes, mund të kërkojnë mbrojtja nga ky institucion.