E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në top dhjetëshin e shoqërive më pak të lira në botë dhe me kushtet më të këqija të të drejtave të njeriut e kryesojnë me vota të barabarta Birmania, Guineja Ekuatoriale, Eritrea, Libia dhe Koreja e Veriut.
Mė e keqja e sė keqes 2010











Instituti i njohur amerikan“Freedom House, para pak ditësh, ka publikuar raportin “Më e keqja e së keqes 2010”, lista e vendeve ku dhunohet liria.

Në top dhjetëshin e shoqërive më pak të lira në botë dhe me kushtet më të këqija të të drejtave të njeriut e kryesojnë me vota të barabarta Birmania, Guineja Ekuatoriale, Eritrea, Libia dhe Koreja e Veriut.

Me një ndarje në tri kategori: vend i lirë, pjesërisht i lirë e jo i lirë e më një vlerësim që shkon nga më i miri 1 pikë e më i keqi 7 pikë, “The worst of the worst 2010” e klasifikon Shqipërinë dhe Kosovën si vende pjesërisht të lira, me 3 pikë për të drejtat politike e 3 pikë për liritë civile.

Në klasifikimin e vendeve pjesërisht të lira e pothuajse me një vlerësim pak a shumë të njëjtë për krah Shqipërisë dhe Kosovës renditen edhe Bosnja, Gjeorgjia, Moldavia, Armenia, Kolumbia, Bangladeshi, Pakistani, Kuvajti, Burundi, Ekuadori etj. Sipas “Freedom House”, instituti më i rëndësishëm amerikan i studimit dhe promovimit të demokracisë liberale në botë, si befasi të këndshme ka konsideruar vendet si Estonia, Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia, Sllovenia, Polonia, Kroacia, që me një vlerësim maksimal renditen si vendet më të lira për vitin 2010, për krah vendeve të njohura me një demokraci të konsoliduar.

“Në vitin 2010 demokracia vazhdon të dhunohet në vendet me një regjim komunist, në ish-republikat sovjetike e në vendet islamike”. Ky është konkluzioni i arritur nga studimi i situatës globale të të drejtave politike, lirive civile, përgjithësisht të gjendjes së lirisë në botë. Liria në klasifikimin botëror të Freedom House nuk vlerësohet vetëm nga analiza e politikës qeveritare, por synon të reflektojë realitetin e jetës së përditshme.

“The worst of the worst 2010” vlerëson se aktualisht, në botë vendet e qeverisura nga persona, që përdorin mjete diktatoriale, janë 40 e ky përfundim është arritur nga analiza e parametrave me të cilët vlerësohet sistemi ku jetojnë qytetarët e niveli i lirisë së tyre në çdo shtet. Midis këtyre 40 shteteve, pesë diktatorët më të tmerrshëm janë: Koreja e Veriut me Kim Jong Il, Turkmenistani me Saparmurat Niyazov, Myanmar (ish-Birmania) me Gjeneral Than Shwe, Bjellorusia me Alexander Lukashenko-diktatori i fundit i Evropës dhe Kuba me Fidel Castron.

Publikuar: 11.06.2010 | 22:48
Lexuar: 647 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime