E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjithashtu, qëndron edhe mundësia që Fico, edhe nëse do të fitonte, nuk do të mund të merrte numrin e nevojshëm të vendeve për të krijuar shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë. Rezultatet zyrtare priten të publikohen nesër në mëngjes.
Sllovakėt zgjedhin sot parlamentin e ri
















Sllovakët i drejtohen sot qendrave të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre të rinj në parlament, nga ku do të dalë edhe qeveria e ardhshme.

Rreth 4.5 milionë persona janë thirrur për të votuar për rinovimin e parlamentit me 150 vende, ku në listë janë 18 parti dhe lëvizje politike. Sipas sondazheve, e favorizuar është partia socialdemokrate "Smer" e Robert Fico, pavarësisht një rënie të konsiderueshme të mbështetjes në këto ditët e fundit.

Gjithashtu, qëndron edhe mundësia që Fico, edhe nëse do të fitonte, nuk do të mund të merrte numrin e nevojshëm të vendeve për të krijuar shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë. Rezultatet zyrtare priten të publikohen nesër në mëngjes.

Sondazhet rendisin në vend të parë partinë "Smer", me 29.1 për qind, në vendin e dytë Unionin e Demokristianëve, "Sdku" me 15.9 për qind, në vend të tretë partinë e re Liri dhe Solidaritet me 12.8 për qind, dhe në vend të katërt Lëvizjen e Demokristianëve me 10.8 për qind.

Publikuar: 12.06.2010 | 01:38
Lexuar: 354 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime