Është e qartë se fillimi i negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë nuk është prioritet për BE-në. Kjo tregon se Brukseli nuk ka kujdes për këtë vend, ka pohuar Biber.
Eksperti britanik i shkencave politike, Florijan Biber ka deklaruar se cështja e Maqedonisë nuk është një prioritet në axhendën e BE-së.
Sipas Biber, BE nuk është angazhuar për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë dhe vazhdon të mos i kushtojë vëmendje atij.
Është e qartë se fillimi i negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë nuk është prioritet për BE-në. Kjo tregon se Brukseli nuk ka kujdes për këtë vend, ka pohuar Biber.
Ai ka shtuar se presidenca spanjolle nuk ka bërë asgjë për nisjen e negociatave me Maqedoninë dhe ka mbajtur gjithmonë anën e Greqisë në cështjen e emrit.