Megjithatë, është e mundur të parandalohen shqetësimet që i nxehti sjell tek gratë shtatzëna. Vijojmë me disa këshilla, për të qenë sa më të freskëta të jetë e mundur, pavarësisht nëse barku është rritur shumë.
Masa të thjeshta për të përmirësuar gjendjen e keqe që provokon të nxehtit e verës dhe ushqimet e duhura për çdo grua shtatzënë pavarësisht muajit I nxehti dhe temperaturat e larta provokojnë irritim dhe humor të keq. Po ti shtojmë këtij kombinimi dhe shtatzëninë, parehatia merr një kuptim tërësisht të ri.
Megjithatë, është e mundur të parandalohen shqetësimet që i nxehti sjell tek gratë shtatzëna. Vijojmë me disa këshilla, për të qenë sa më të freskëta të jetë e mundur, pavarësisht nëse barku është rritur shumë.
Këshillat
Dilni jashtë në mëngjes dhe në mbrëmje kur temperaturat janë më të ulëta. Shfrytëzoni këto orë për të ecur, për të bërë ndonjë aktivitet apo gjithçka tjetër që duhet bërë në ajër të pastër. Shmangni dritën diellore direkte gjatë orëve të intensitetit më të madh midis 10 të mëngjesit deri në 4 të pasdites. Mos dilni jashtë kur temperaturat janë tejet të larta. Po qe se nuk keni mundësi tjetër, qëndroni në hije dhe kufizoni aktivitetet. Kur të jeni brenda, përdorni ajër të kondicionuar dhe në mungesë të tij, përdorni ventilator, fikni dritat dhe lagni perdet për të freskuar shtëpinë. Përdorni rroba pambuku, mëndafshi ose lino që lejojnë ajrosjen e lëkurës, sidomos kur nuk janë shumë të shtrënguara në trup. Bluzat, fundet, fustanet dhe pantallonat e gjëra të bëra nga fibra natyrale do të ishin më të rehatshme se ato me përbërje fibrash artificiale si poliestër, që mban të nxehtit. Ndërroni këpucët e larta me ato të sheshta apo sportive. Të nxehtit inflamon këmbët, kështu që përdorni këpucë të rehatshme. Rehatia është më e rëndësishme për ju sesa moda!!!
Ushqimet e duhura
Një grua shtatzënë duhet të hajë një ushqim të larmishëm, të pasur me kalori që të mund të ushqejë mirë bebin e vet, i cili ka nevojë që të rritet. Gjatë 3 muajve të para të shtatzënisë ju nuk duhet të ndryshoni sasinë e kalorive që merrni. Këto kalori nuk duhet të shtohen. Kjo do të thotë që ju nuk duhet të hani për dy vetë. Gjatë 6 muajve të para të shtatzënisë ju nuk duhet të merrni më shumë se 300 kalori shtesë në ditë. Në total ju duhet të merrni 1900-2500 kalori në ditë. Kur ju jeni nën peshë ose jeni mbipeshë, jeni obezë apo keni më shumë se 1 fëmijë në bark, duhet që kaloritë që ju merrni të përcaktohen nga mjeku për të siguruar në sasi normale kalorish, por pa e tepruar atë.
Këtu janë listuar ushqimet që japin 300 kaloritë shtesë
Një gotë lëngje frutash, një kos frutash ose një mollë me pak sheqer. Një fetë bukë gruri me dy lugë gjalpë kikiriku. Një copë mish lope me një filxhan fasule të gatuara me yndyrë ose me yndyrën e mishit. Një tas me pilaf ose me cereale, ½ gotë qumësht, ose një banane e vogël, 300 gr mish ose pulë me ½ tasi me patate.
Duhet të hani 300-400 gr peshk në javë ose 60-70 gr në ditë.[/b]
Djathi i butë, përfshi edhe djathin feta, djathi i dhisë janë produktet që mund të përmbajnë baktere si listeria, e cila kalon placentën dhe mund të dëmtojë fetusin. Këto lloje djathërash nuk rekomandohen të merren në shtatzëni.Të tjera ushqime, nga të cilat duhet pasur kujdes, janë ushqimet e gatshme që kanë mish pule, hot dogs, sanduiçet, mishi gjysmë i gatshëm, që kanë listeria dhe nuk mund të merren. Duhet ta zieni mishin derisa temperatura e lartë të shkatërrojë mikrobet, në mënyrë që ai të bëhet i parrezikshëm për fëmijën.
Tipat e ngrënies së shëndetshme
Hani mëngjes çdo ditë, kur ju ndieni siklet në stomak apo ardhje për të vjellë, pa u çuar nga krevati, merrni bukë të thekur fort. Pjesa tjetër e mëngjesit tuaj duhet të jetë pasi të çoheni nga krevati (ju mund të merrni fruta, omëletë, cereale, qumësht, kos frutash).
Hani produkte që kanë shumë fibra. Hani drithëra dhe nënprodukte të tyre, cereale, zarzavate, fruta, fasule, bizele, oriz. Pini shumë lëngje gjatë ditës. Lëngu më i mirë është uji. Kryeni aktivitet fizik normal gjatë ditës për të lehtësuar vështirësinë në jashtëqitje, të cilën shtatzënia e vështirëson.
Midis vakteve mund të hani një tas me fruta që ka mollë, banane, pjeshkë, portokall, rrush. Ky mund të jetë vakti i pasdites për ju. Mund të merrni fruta të freskëta, të ftohta ose të konservuara, me të cilat mund të zëvendësoni një vakt. Mund të merrni fasule të konservuara. Pini lëngje, por këto i merrni në distancë nga ushqimet që ju keni ngrënë.
Mos u shtrini në krah të djathtë menjëherë pasi keni ngrënë. Kur ju keni të vjella që në mëngjes, duhet të flisni me mjekun tuaj. Duhet paraprakisht të ndryshoni cilësinë e të ngrënit, duke ngrënë shumë pak dhe shpesh, duke marrë sasi fibrash në ushqim dhe pak yndyrë, por mos harroni të pini shumë lëngje.