E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Oskar Groening ishte një 21 vjeçar entuziast nazist në kohën kur u dërgua të punojë në Aushvic në vitin 1942.
93 vjeçari i Aushvicit: Ndihem moralisht fajtor
93 vjeçari ish-llogaritar në kampin famkeq të Aushvicit, i akuzuar se ka ndihmuar në vrasjen e 300 mijë njerëzve deklaroi në ditën e parë të gjyqit ndaj tij se ndihet fajtor vetëm moralisht.

Oskar Groening ishte një 21 vjeçar entuziast nazist në kohën kur u dërgua të punojë në Aushvic në vitin 1942.

Rasti i tij është i pazakontë, sepse ndryshe nga shumë burra dhe gra që punonin në kampet e përqendrimit, ai ka folur hapur në intervista rreth kohës së tij në kampin e Polonisë së pushtuar.

Pas seancës, avokati i tij Groening Hans Holtermann, tha për gazetarët se kjo ishte një ditë e vështirë për të pandehurin
Avokati : “Ai theksoi se ndihet moralisht fajtor teksa qëndronte në këmbë para viktimave , i penduar dhe i poshtëruar. Është gjykata ajo do të vendosë për denimin penal”.

Puna e Groening në Aushvic ishte të mblidhte sendet e të gjithë të dënuarve që mbërrinin në kamp dhe më pas bënte selektimin e atyre që do të shkonin menjëherë në dhomat e gazit.

Ai inspektonte bagazhet e tyre duke mbledhur çdo monedhë apo kartmonedhë dhe më pas i dërgonte në zyrat e nazistëve në Berlin.
Seancat dëgjimore nuk kanë përfunduar, pasi e para ka ecur me ritme të ulëta për shkak të moshës së të pandehurit.

Rasti i 93 vjeçarit shkon sërish në zemër të pyetjes së madhe që njerëzimi ka ngritur prej kohësh.

A janë fajtorë njerëzit që shërbenin si pjesë të vogla në makinerinë e madhe vrasëse të njerëzimit , e cila u mori jetën miliona hebrenjve?

Deri tani drejtësia gjermane është përgjgijur, jo, le të presim nëse do të ketë ndryshime në përceptimin e kësaj çështjeje.

Publikuar: 22.04.2015 | 16:39
Lexuar: 654 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime