Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot kumtoi se për testimin e sotëm të gjuhës amtare - lënda e parë eksterne nga matura shtetërore janë paraqitur 18.626 maturantë. Në testin për gjuhë dhe letërsi maqedonase ishin 13.123 kandidatë, për gjuhë dhe letërsi shqipe 4.964, ndërsa 539 maturantë ishin në provimin në gjuhë dhe letërsi turke.
Dita e parë e dhënies së provimit të maturës shtetërore kaloi mirë. Vëzhguesit e Ministrisë së Arsimit, Byrosë për zhvillim të arsimit dhe Qendrës shtetërore të arsimit nuk regjistruan kurrfarë problemi gjatë ditës së parë të testimit të afatit të qershorit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot kumtoi se për testimin e sotëm të gjuhës amtare - lënda e parë eksterne nga matura shtetërore janë paraqitur 18.626 maturantë. Në testin për gjuhë dhe letërsi maqedonase ishin 13.123 kandidatë, për gjuhë dhe letërsi shqipe 4.964, ndërsa 539 maturantë ishin në provimin në gjuhë dhe letërsi turke.
Lëndën e dytë eksterne maturantët do ta japin të hënën, me 14 qershor, në ora 9. Ajo është lëndë zgjedhore dhe nxënësit nga shkollat e mesme profesionale dhe gjimnazet do të zgjedhin ndërmjet gjuhëve të huaja dhe matematikës, ndërsa nga shkolla e mesme e artit në mes gjuhës së huaj dhe estetikës/filizofisë.
Siç informon MASH-i, për dhënien e provimit në gjuhën angleze janë paraqitur 14.767 nxënës, për frengjisht 463 maturantë, për gjermanisht 166, ndërsa për gjuhën ruse janë paraqitur 63 kandidatë.
Lëndën e matematikës do ta japin 2956 maturantë, për filozofi janë paraqitur 29 kandidatë, ndërsa për estetikë 84 maturantë.