Organizata pohon se prej vitit 2004 deri në vitin 2008 numri i fëmijëve të moshës prej pesë deri 17 vjeçare të cilët punojnë është zvogëluar për tre për qind - prej 222 milionë në 215 milionë.
Gjithsej 115 milionë fëmijë në botë merren me punë të rrezikshme, thuhet në raportin e Organizatës ndërkombëtare për punë (ONP), të publikuar sot.
Sipas ONP-së, fëmijët punojnë në ferma, plantacione dhe miniera, ndërsa këto veprimtari shpesh lidhen me makina të rrezikshme për jetën dhe punë në kushte të vështira.
Organizata pohon se prej vitit 2004 deri në vitin 2008 numri i fëmijëve të moshës prej pesë deri 17 vjeçare të cilët punojnë është zvogëluar për tre për qind - prej 222 milionë në 215 milionë.
Raporti është publikuar me rastin e Ditës së sotme botërore për luftë kundër punës së fëmijëve.