E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Më 13 janar të këtij viti në komunën e Vevçanit do të mbahet "Karnavali tradicional i Vevçanit", një nga ngjarjet kulturore më të mëdha dhe më unikate në Maqedoni në të cilin festohet ardhja e Vitit të Ri, sipas kalendarit të vjetër.




Vizitorë të manifestimit, në mënyrë tradicionale, çdo vit maskohen dhe bëjnë humor nga ngjarjet e përditshme në Maqedoni dhe në Botë.

Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane Ivica Bocevski në konferencën e djeshme për shtyp me rastin e manifestimit tha se Sekretariati për çështje evropiane këtë vit do t'i japë çmimin e parë komunës së Vevçanit për kultivimin dhe promovimin e vlerave evropiane, si pjesë e fushatës "Në rrugën drejt Evropës-nisu nga vetja".

Sipas Zoran Nikollovski, udhëheqës i Sekretariatit për turizëm pranë Ministrisë së Ekonomisë, karnavali çdo vit e pasuron ofertën kulturore të Maqedonisë.

Në programin e sivjetëm të karnavalit, përveç maskave dhe shërbimit të verës dhe rakisë së ngrohtë, është parashikuar shfaqje e grupit "Leb i sol", këngëtares Dani si edhe këngëtarit Bllagoja Gruevski.

Publikuar: 11.01.2009 | 12:51
Lexuar: 608 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime