I adhuroj skenat e përleshjes. I pëlqej grushtimet dhe aty ndjehem më rehatshëm, ka deklaruar ajo.
Megan Fox ka zbuluar se i pëlqen skenat e ashpra dhe vrazhda të luftimit. Ylli i filmit Transformers, e ndan ekranin e madh së bashku me Josh Brolin në filmin uestern Jonah Hex dhe e pranon se karakteri i saj është një vajzë e rrezikshme.
I adhuroj skenat e përleshjes. I pëlqej grushtimet dhe aty ndjehem më rehatshëm, ka deklaruar ajo.
"Dua të dal atje dhe ta bëj 100 për qind. Nuk dua të përdori dublete. Dua përleshje, ka shtuar ajo. Megan luan rolin e Laila-s, e cila mbetet me njolla të shumta pasi jeton në një bordel dhe ajo e josh ekspertin me revole Jonah, i portretizuar nga Josh.