Për sa i përket çregjistrimeve në QKR, për periudhën janarmaj 2010 numri i tyre është ulur me 6.33 për qind, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Për periudhën janarmaj 2010, janë miratuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit 8946 biznese të reja dhe, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009, konstatohet një rritje prej 28.4 përqindësh. Për sa i përket ndryshimeve, në periudhën e 5-mujorit të parë të vitit 2010 janë aplikuar në QKR, 9211 kërkesa për ndryshim dhe krahasuar me vitin 2009 ka një rritje prej 39.7 përqindësh, pasi në vitin 2009 kishte 6623 aplikime për ndryshim.
Për sa i përket çregjistrimeve në QKR, për periudhën janarmaj 2010 numri i tyre është ulur me 6.33 për qind, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha Raimond Ciba, përfaqësues i QKR-së. Sipas tij, nga viti 2007 deri në maj 2010, nuk ka pasur asnjë falimentim. Ndërkaq drejtori i QKR, Tomi Kola bëri dhe interpretimet ekonomike përkatëse. Rritja me rreth 30 për qind e numrit të bizneseve të reja që janë krijuar në 5-mujorin e parë të vitit 2010, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2009, është një shenjë që tregon se ekonomia shqiptare nuk po bie, por po rritet, tha Kola. Gati 95 për qind e aplikimeve për ndryshim që miratohen në QKR janë aplikime për transferim aksionesh, zgjerim kapitali etj., që tregon se biznesi ka një dinamikë. (shqip)