Ai thekson se impakti i fenomenit paralelisht po përkeqëson edhe jetën e qytetarëve. Kështu 2/3 e shqiptarëve pranojnë se korrupsioni është i përhapur si në administratë ashtu edhe në biznes.
Korrupsioni po ndikon negativisht tek investimet duke i bllokuar ato. Gallup Europe dhe Fondi Europian për Ballkanin gjatë një konference i janë referuar sondazhit monitorues për Ballkanin, për të shprehur shqetësimin mbi korrupsionin.
Sipas Robert Manchin, drejtor i Gallup Europe pasiguria që ekziston në rajon nuk krijon garanci tek investitorët. Ai thekson se impakti i fenomenit paralelisht po përkeqëson edhe jetën e qytetarëve. Kështu 2/3 e shqiptarëve pranojnë se korrupsioni është i përhapur si në administratë ashtu edhe në biznes. Më shumë se gjysma e të pyeturve mes tyre sipërmarrës pranojnë se gjatë 2009-ës ju është dashur që të paguajnë ryshfet për të mbaruar një punë të tyren.
Në këtë kategori 32 për qind pranojnë se ja kanë dhënë këtë ryshfet një zyrtari. Në këtë pikë besimi tek sistemi gjyqësor është në një vlerë më pak se 20 për qind. Shqipëria, Kroacia dhe Kosova janë vendet ku korrupsioni përbën shqetësim më të madh sesa vetë standardi i jetesës. Në krye të gjithë tematikave qëndron shqetësimi për papunësinë.
Pavarësisht shifrave pjesa pozitive për Shqipërinë është që bashkë me Maqedoninë shfaqen më mirë sesa rajoni sa i përket perceptimit për nivelin e korrupsionit, i cili tek ne është statik që prej 2006-ës ndërsa në rajon me tendencë rritjeje. Igor Bandoviæ, drejtues i programit të Fondit Europian për Ballkanin dhe Duan Reljiæ që është studiues i asociuar pranë Institutit Gjerman të çështjeve Ndërkombëtare shprehen se Ballkani në këtë situatë ka nevojë për një strukturë të re politike që të krijojë më shumë besim dhe rrjedhimisht rritje ekonomike.
Sipas Relejic rritja ekonomike e Ballkanit e cila është vënë në pikëpyetje nga shumë institucione financiare ka nevojë për një strategji ku si instrument kryesor mund të përdoret politika e një punësimi të zgjeruar e cila mund të jetë e suksesshme. Ai shprehet se Bashkimi Evropian duhet të lejojë emigrimin më masiv të qytetarëve të shteteve të Ballkanit në mënyrë që të ulet korrupsioni, pasi ky fenomen shpesh krijohet nga njerëz që nuk kanë zgjidhje në jetën e tyre.
Me një nivel të dhënash 80-90 për qind nga përgjigjet e qytetarëve që pohojnë prani të korrupsionit është evidente që institucionet janë ende të dobëta dhe kjo shkakton edhe këtë situatë. Nga ana tjetër vështirësia nuk lidhet vetëm me administratën, por edhe me krizën financiare e cila ka vënë të ardhmen e vendeve të Europës Jug-Lindore në pikëpyetje, kjo pasi modeli ekonomik i BE-së të cilën ata e shohin si shpëtim nuk po funksionon.
Monitorimi i Gallup
* 32 për qind e shqiptarëve kanë dhënë ryshfet një zyrtari
* 3 çështjet më shqetësuese papunësia, korrupsioni dhe standardi i jetesës
* 29 për qind e shqiptarëve mendojnë se Qeveria po lufton krimin dhe korrupsionin
* 56 për qind e shqiptarëve shprehen se kanë nevojë për liberalizimin e vizave
* 67 për qind e përgjigjeve konfirmojnë korrupsionin në biznes
* 70 për qind e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni nuk ka pësuar ndryshim në administratë
* 20 për qind e shqiptarëve kanë besim tek sistemi gjyqësor
(nertila maho - panorama)